Djemve të nxjerrë nga shpella u ofrohet nënshtetësia

0

Tajlanda po e konsideron t’ia jap nënshtetësinë trajnerit dhe tre djemve, të cilët u nxorën në mënyrë dramatike nga shpella në veri të Tajlandës ku ishin ngujuar për 18 ditë

Trajneri dhe tre djemtë nga Mianmari teknikisht janë pa shtet dhe nuk përfshihen me Tajlandë, duke mos gëzuar shumë të drejta që bashkëlojtarët e tyre kanë.

Tajlandezët po e konsiderojnë dhënien e shtetësisë për djemtë që mezi i nxori nga shpella një ekip ndërkombëtar i shpëtimit., transmeton Gazeta Express.

Tre lojtarët e moshës së re i kanë kartat identifikuese të Tajlandës, ndërsa trajneri nuk ka status legal, duke rrezikuar deportimin.

Dymbëdhjetë djem, futbollistë të grupmoshave të reja të ekipit Wild Boars në Tajlandë kishin shkuar për ekspeditë në një shpellë në Veri të Tajlandës, por për shkak të përkeqësimit të motit kishin mbetur të ngujuar.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here