Djemtë mësojnë më mirë nëse kanë më shumë vajza në klasë

0

Një studim i ri ka gjetur se djemtë mësojnë më shumë në shkolla nëse kanë më shumë vajza në klasë.

Ambienti i mësimit në shkolla nxit performancat e mësimit te të dy gjinitë, megjithatë djemtë përfitojnë më shumë nëse ka më shumë vajza në klasë.

Sipas hulumtimit, vajzat kanë nivel më të lartë të koncentrimit dhe motivimit për të performuar më mirë dhe kjo ka ndikuar te performanca e djemve, transmeton Albinfo.ch.

“Performanca e djemve sa i përket leximit mbetet më e dobët. Studimi jonë ka treguar se djemtë kanë më shumë probleme nëse janë në shkolla ku dominon numri i djemve”, ka thënë Margriet van Hek nga ekipi hulumtues i Universitetit të Utrechtit në Holandë. “Shkollat mund ta përmirësojnë këtë situatë duke balancuar shpërndarjen gjinore nëpër klasa”.

Për këtë studim, hulumtuesit përdorën të dhënat e më shumë se 2 milionë nxënësve, të moshës rreth 15-vjeçare dhe gjetën se kur djemtë janë me më shumë vajza përreth në klasë kanë 60 për qind më të mirë në mësime.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here