Rrugën nga shkolla për në shtëpi, një djalë i ri e bëri për herë të fundit, pasi tragjikisht humbi jetën në një aksident fatal.

Tragjedia preku familjen Brown, në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton noa.al duke cituar Centre Daily Times.

Carter Brown 19 vjeç, vdiq në incidentin rrugor ku u përplasën tre makina, aksident që erdhi ndërsa rendte të takonte të fejuarën e tij moshatare, Kaylee Suders, për t’i bërë një surprizë.

Ata mezi po prisnin edhe një muaj që të shkonin bashkë në mbrëmjen e maturës së James Buchanan High School.

Por tragjedia bëri që Kaylee të humbë dashurinë e saj e po ashtu të mbetet vetëm për në ballon që prisnin me aq dëshirë.

Ka kaluar një muaj që kur familja Broën humbi djalin dhe babai i tij Robert, vendosi t’i japë forca vetes. Ai njoftoi vajzën se do ta shoqëronte në vend të djalit, në mbrëmjen e shkollës.

“Mbrëmja nuk ishte ashtu siç e imagjinoja, vdekja e Carter është një tragjedi, por ishte e bukur që babai i tij, dëshiroi të më shoqërojë në ballo”, tha Kaylee duke folur me Centre Daily Times.

Robert, e tregon kështu vendimin e tij:

“E pyeta Kaylee se ç’plan kishte për mbrëmjen e madhe, më tha se nuk do të shkonte. Djali im, ishte shumë i ëmbël, i sjellshëm. Për më tepër, Kaylee e konsideronim pjesë të familjes. Mendova se im bir do të donte që të shkoja unë në vend të tij dhe vendosa t’ia kukoj këtë ish-të fejuarës së tij”.

“U surprizova shumë kur babai i Carter më bëri këtë propozim dhe i thashë menjëherë po”, – tregon Kaylee.

Robert shkoi dhe e mori në shtëpi Kaylee, ashtu si do të bënte i biri dhe së bashku shkuan në mbrëmjen e shkollës.

Për më tepër, të dy shkuan edhe pikërisht në restorantin ku djali dhe vajza kishin pasur takimin e tyre të parë.

Pas kësaj, Robert tha: “Jeta është e mbushur me të papritura dhe ne nuk mund t’i kontrollojmë dot. Duhet të kemi forcë dhe kurajë për të ecur përpara. Kemi humbur dy nga katër fëmijët tanë. Duhet të mësohemi të jetojmë më tej për ata që na kanë mbetur”, – thotë Robert Brown duke dhënë kështu edhe një mesazh kuptimplotë për të gjithë. /noa.al/

Un papà accompagna al ballo della scuola la fidanzata di suo figlio scomparso in un incidente

Image may contain: one or more people

Image may contain: 1 person, outdoorImage may contain: 2 people, wedding and outdoor

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing and outdoor

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing and outdoor

Image may contain: 1 person, smiling, plant, flower, house and outdoor

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here