Ditëlindja romantike e Britney Spears, kështu e befason i dashuri

0

I dashuri i Britney Spears, Sam Asghari duket se ka provuar ta bëjë ditëlindjen e 36-të të së dashurës së tij shumë speciale.

Ai madje është bërë shumë kreativ kur ka zgjedhur që këtë moment të personit që e ka në krahë ta festojë në mënyrë shumë romantike.Këto momente intime e të ëmbla ku nuk mungonin ëmbëlsirat, qirinjtë, balonat, petalet e trëndafilave në formën e zemrës, të cilat këngëtarja i ka publikuar edhe në Instagram.

Në një ambient të rregulluar me shije e shumë romantik, modeli dëgjohet dukë thënë “Urime ditëlindjen, e dashur”.

Këngëtarja e muzikës pop në këtë video shihet e veshur me një fustan të shkurtër të zi derisa përkulet për t’i fryrë qirinjtë dhe thotë “Falemnderit”.

Spears poshtë videos thotë “nuk mund të kërkoja një mënyrë më të mirë për ditëlindjen time”.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here