Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të Grand Slamit që po mbahet në Paris, duke i siguruar medalje Kosovës.

Krasniqi arriti ta mposhtë në gjysmëfinale francezen, Melanie Clement, për t’ia siguruar tashmë Kosovës një medalje, kurse tani do të kërkojë të artë, shkruan Gazeta Express.

Xhudistja kosovare e kaloi rrethin e parë pa luftë, kurse në rundin e dytë u përball me xhudisten portugeze, Joana Diogo, edhe kjo e fundit e kaloi në rundin e dytë pa luftë.

Krasniqi u tregua e fortë për portugezen, duke triumfuar me Ippon.

Se Krasniqi e ka seriozisht, tregoi edhe në rrethin e tretë, duke e mposhtur gjithashtu me Ippon, xhudisten nga Brazili, Gabriela Chibana.

Kurse në çerekfinale e ka mposhtur xhudisten nga Koreja e Jugut, Yujeong Kang.

Në gjysmëfinale, Krasniqi u përball me francezen, Melanie Clement. Ishte një luftë e fortë nga të dyja xhudistes, por në fund triumfoi ajo kosovare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here