Diplomon në kolegjin prestigjioz australian, vajza e ambasadorit Kiçmari

0

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Australi Sabri Kiçmari, ka ndarë,sot një gëzim familjar me miqtë e tij në Facebook.

“Të nderuar miqë,

më lejoni të bëjë një përjashtim dhe të ndajë me ju një moment të rëndësishëm në familjen time: Vajza jonë Fjolla sot ka marrë rezultatet për suksesin e saj në përfundimin e Kolegjit në Kanbera. Ajo ka mbaruar me sukses programin elitar ndërkombëtar “International Baccalaureate”, të quajtur si IB DIPLOMA, përmes të cilit i mundësohet të filloj studimet në 140 shtete të ndryshme. E obliguar për të përcjellë ndërrimet mia të shpeshta të vendbanimeve për shkaqe profesionale, Fjolla ka kryer dy vite shkollë në Gjermani, dy vite në Kosovë, katër vite në Austri dhe katër vite në Australi. I dëshiroj sukses në sfidën e radhës – fillimin e studimeve!”, ka shkruar ambasadori Kiçmari.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here