Dikoviç: KFOR na ka paralajmëruar për trazira të mundëshme në Kosovë

0

Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Serbisë,Gjenerali Ljubisa Dikovic,ka thënë se Komandanti i KFOR’it i ka dhënë informacione se mund të ketë trazira në kufirin me Kosovë. Ka thënë se KFOR’i i ka marrë të gjitha masat që mos të ndodh një paralajmërim i tillë.

“Është me rëndësi të potencohet se shkëmbimi i informacioneve me KFOR’in, si subjekt i sigurisë përgjegjës për paqen në krahinën jugore serbe, është i përditshëm. Të premten kam folur me Komandantin e KFOR’it dhe kam marrë informacione të caktuara që në zonën tokësore të sigurisë mund të cenohet siguria sikurse edhe brenda territotit të Kosovës dhe Metohisë”, ka thënë Diković, shkruan RTS, transmeton Gazeta Express.

Sipas tij, tash për tash gjendja në kufirin me Kosovë është stabile.

“Për fat të mirë tani gjithçka është qetë dhe situatë stabile dhe jam i sigurt se KFOR’i i ka marrë të gjitha masat dhe kështu do të mbetet”, ka thënë Dikovic.

Dicovic bashkë me Ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, Aleksander Vulin, kanë vizituar Bujanovcin.

Vulin ka thënë se informacionet për mundësinë e trazirave në kufi me Serbinë i kanë marrë nga KFOR’i çek.

Sidoqoftë, në Kosovë s’ka pasur asnjë njoftim prej KFOR’it për mundësinë e trazirave në kufirin me Serbinë.

As Policia e Kosovës s’ka dhënë ndonjë informatë për një mundësi të tillë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here