Lucas Digne, mbrojtësi i krahut të djathtë i Barcelonës, u largua nga SHBA-ja së bashku me Andre Gomesin e lënduar dhe Denis Suarezin, e tani ndodhet në qytetin e Liverpoolit, për të kompletuar transferimin e tij në Everton.

25-vjeçari duhet t’i kalojë sot testet mjekësore e pastaj transferimi do të zyrtarizohet nga të dy ekipet. Transferimi i tij do t’i kushtojë 20 milionë euro Evertonit.

Barcelona e lejoi largimin e tij nga turneu parasezonal në SHBA për t’i bërë testet mjekësore në Everton. Katalonasit e blenë atë dy vite më parë nga Paris Saint-Germaini për 16.5 milionë euro.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here