Detlef Lins: Kosova po punon shumë për projektet përkatëse

0

Z. Detlef Lins, ish-kryetar i komunës së Sundern të Gjermanisë, tash drejtor Menaxhues i Parkut Natyror “Sauerland Rothaargebirge”, ka takuar nivele të ndryshme të zyrtarëve institucionalë në Kosovë dhe në komunën e Malishevës. Në një intervistë bërë nga gazetari Jusuf Bytyçi z. Lins ka folur për qëllimin dhe rezultatet e kësaj vizite.

Cili është qëllimi i vizitës së tashme në Kosovë?

Detlef Lins: Qëllimi parësor i vizitës ishte shkëmbimi në rritje i përvojave në zonat e mbrojtura, respektivisht parqet natyrore, parqet kombëtare. Në fund të fundit, ne gjithashtu kemi synim thellimin e lidhjeve dhe rrjeteve ekzistuese.

Cila është pozita aktuale institucionale?
Detlef Lins: Tash kam ardhur si Drejtor Menaxhues i Parkut Natyror “Sauerland Rothaargebirge”. Parku i Natyrës është themeluar në vitin 2015 pas bashkimit të tre parqeve më të vogla natyrore dhe është shumë i interesuar për një bashkëpunim supra rajonal.

Me kë shoqëroheni në këtë vizitë?

Detlef Lins: Jemi me kryetarin e Shoqatës shqiptare në Sundern, z. Fadil Bytyçi, i cili ka bërë organizimin e udhëtimit, sikurse që i ka bërë edhe kontaktet me autoritetet zyrtare për takimet tona në disa Ministri. Dukej gjithçka dhe gjithnjë mirë e organizuar, një bashkëpunim i sinqertë!

Kë e takuat gjatë kësaj vizite në Kosovë? 

Detlef Lins: Shumëllojshmëria e bisedave ishte shumë e madhe. Kemi takuar z. Rexhep Mazreku (Ministria e Kulturës), z. Vesel Krasniqi (Ministria e Bujqësisë), z. Isni Kilaj (Ministria për Diasporën, z. Arben Çitakun, sekretarin e përgjithshëm (Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor), si dhe drejtorin e Parkut Kombëtar “SHARRI”, z. Bajram Kafexhdli. Pos këtyre takimeve në nivel qendror qeverisës, kemi takuar edhe autoritete të nivelit lokal, respektivisht përfaqësuesit e qytetit të Malishevës. Kemi zhvilluar bisedime, me kryetarin e Komunës, z. Ragip Begaj, si dhe menaxherin e Ujësjellësit, z. Njazi Bytyçi.

Sa ju kanë bindur përfaqësuesit e institucioneve që takuat për realizimin e objektivave të tyre në shërbim të qytetarëve?

 
Detlef Lins: Kosova po punon shumë për projektet përkatëse dhe prioritare. Ka një vullnet të madh për të realizuar ato dhe për të kuptuar se gjërat përmirësohen përgjithësisht.
Megjithatë, shpesh, mungojnë resurset personale ose financiare për zbatimin e projekteve. Megjithatë, në përgjithësi, kishim biseda interesante dhe me përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme.

Kjo është vizita juaj e dytë, na thuani, qëkur jeni në kontakt me shqiptarë në Sundern dhe sa e vlerësoni kontributin e këtij komuniteti që punon me dekada në Gjermani? 

Detlef Lins: Klubi shqiptar është pjesë integrale e qytetit Sundern. Që nga viti 2009, kur u bë kryetar i Shoqatës së komunitetit shqiptar në Sundern, jam në kontakt të ngushtë me kryetarin e Shoqatës z. Fadil Bytyçi. Njerëzit që jetojnë dhe punojnë këtu në diasporë janë të integruar mirë në Sundern. Dëshmi e bashkëjetesës së përbashkët ishte prezantimi-ngritja e statujës së humanistes Nënë Tereza, para Kishës së Shën Gjonit, në mes të zonës së këmbësorëve në Sundern, në vitin 2012.

Si u lidhët me komunën e Malishevës, sa po vazhdon ky bashkëpunim dhe në cilat fusha?

Detlef Lins: Tash nuk jam kryetar i qytetit të Sundernit, dhe mund të flas vetëm për çështjen e zonave të parkut të natyrës, respektivisht për bashkëpunimin e mëtejshëm. Sigurisht, do të mirëprisja një thellim të marrëdhënieve këtu. Në të njëjtën kohë, do t’i tregoj kryebashkiakut Brodel nga Sunderni për vizitën duke i kërkuar atij qe të intensifikojë bashkëpunimin mes dy komunave edhe në fushat e zonat tjera.

Na thuani efektet e këtyre kontakteve, sa e ndihmuat Malishevën si komunë?

Detlef Lins: Përvoja e kontakteve dhe bashkëpunimit mes komunave mund të jenë shumë të dobishme dhe mësim për të dy palët. Sot veçanërisht, është i rëndësishëm vështrimi i horizontit.
Vetëm ata që kontaktojnë dhe bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe kryejnë projekte të përbashkëta, mund të vlerësojnë mirë situatën e njëri-tjetrit. Këto mund të dëshmohet edhe rëndësia e kontakteve dhe bashkëpunimit.

Cilat janë sipas jush dallimet e kësaj vizite me vizitat paraprake në Kosovë, a ka ndryshime pozitive? 

Detlef Lins: Unë kam qenë në Kosovë për herë të parë në vitin 2013. Tashmë në atë kohë isha entuziast për dinamikën dhe energjinë e gjallërisë këtu. Për dallim nga Gjermania, këtu ka shumë të rinj entuziastë. Përveç kësaj, kam fituar përshtypjen se në pesë vitet e fundit, ka shumë ndryshime pozitive, gjendja është përmirësuar. Projektet që pesë vite më parë ishin planifikuar, tashmë janë kthyer në realitet. Infrastruktura është duke u përmirësuar, kështu që kam marrë një vështrim më të afërt në fushën e sportit, në shkolla ose në furnizimin e qytetarëve të Malishevës me ujë të konsiderueshëm. Kështu, mund të them vetëm gjëra pozitive.

A po ktheheni në Gjermani me përshtypje pozitive se në Kosovë janë në rrugë të mbarë drejt progresit dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve dhe për integrime të admiruara që shumë vite?

Detlef Lins: Absolutisht, unë jam shumë optimist për të ardhmen e Kosovës. Sidoqoftë, nevojitet ndihmë e mëtejshme. Për aq sa mundem, unë do të jem shumë i lumtur të ndihmoj. Sinqerisht, njerëzit që jetojnë këtu, meritojnë atë ndihmë, pra meritojnë të jenë të lumtur!

Image may contain: 2 people, people smiling, suit and indoor
Image may contain: 2 people, people sitting, screen, office and indoor
Image may contain: 6 people, including Fadil Bytyçi, people smiling, people standing, wedding, suit and outdoor

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here