“Despacito” me çifteli

0

Hiti botëror “Despacito” që ka arritur miliarda shikime në Youtube, tash është edhe në versionin me çifteli, shkruan allbinfo.ch.

Kjo këngë ka thyer shumë rekorde, duke u dëgjuar në shumë vende të botës, dhe duke qenë numër një në shumë top-lista botërore.

Fatmir Makolli, instrumentisti i njohur tashmë e ka sjell versionin e vet me ritmin popullor shqiptar.

Versioni me çifteli i “Despasitos” në videoklip përveç interpretimit nga instrumentisti Makolli shoqërohet me vallëzimin nga grupi i valltarit Jeton Vorfi.

Tashmë edhe ky version me çifteli ka filluar të klikohet shumë në ‘Youtube’.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here