Deputetë nga Kosova e Serbia u takuan në Tiranë, u bëjnë thirrje elitave të tyre politike për marrëveshje të qëndrueshme

0

U bëhet thirrje elitave politike në Beograd e Prishtinë që të investojnë përpjekje për ruajtjen e paqes së përhershme dhe arritjen e marrëveshjes së qëndrueshme midis Kosovës e Serbisë, thuhet në deklaratën e përbashkët të grupit prej 17 deputetësh nga Kuvendi i Kosovës e Serbisë, transmeton Koha.net raportimin e portalit European Western Balkans (EWB).

EWB , njofton se ndër pjesëmarrës të këtij takimi, që u mbajt gjatë fundjavës në Tiranë, ishin Gordana Çomiq, Ilir Deda, Blerta Deliu – Kodra, Vlladimir Gjukanoviq, Vlladimir Gjuriq, Dubravka Filipovski, Arben Gashi, Enver Hoti, Sllavko Simiq, Aida Dërguti, Xhelal Sveqla.

Deputetet dhe deputetët nga të dy parlamentet qëndruan në Tiranë të organizuar nga Këshilli për Qeverisje Inkluzive (CIG), me ç’rast në tryezën e rrumbullakët shqyrtuan mundësitë e arritjes së marrëveshjes së ardhshme gjithëpërfshirëse midis dy vendeve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here