Qendërmbrojtësi i Interi, Stefan De Vrij ka thënë se transferimi i ri i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka bërë një ndikim pozitiv për Serie A-në, mirëpo e vlerëson Kylian Mbappen më shumë sesa portugezin në ballafaqim e sulmuesve më të mirë që ka hasur.

Ronaldo iu bashkua Juventusit në muajin korrik pas nëntë stinoreve me Real Madridin, me të cilët i fitoi katër Liga të Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

“Më duhet ta them, në fillim nuk kam besuar që ai do të vijë në Itali”, ka thënë holandezi i Interit.

“Për futbollin italian, arritja e tij është pozitive”.

“Kam luajtur kundër Ronaldos në një miqësore të Kombëtareve para Botërorit 2014, Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1 dhe ai shënoi gol”.

Mirëpo kjo nuk i ka bërë përshtypje ish-lojtarit të Lazios, për të cilin ekziston një sulmues tjetër që është më i rrezikshëm për t’u ndalur.

I pyetur për sulmuesin më të mirë që ka luajtur kundër, De Vriji tha: “Është Mbappe”.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here