Pep Guardiola është një gjeni, i cili ka qenë kaq i suksesshëm për shkak se ai mund t’i shohë gjërat para se të ndodhin, sipas yllit të Manchester Cityt, David Silvas.

Guardiola iu bashkua Cityt në vitin 2016, edhe pse stinori i parë i tij ishte i vështirë, i dyti ishte krejt ndryshe, transmeton Gazeta Express.

“Guardiola i sheh gjërat para se të ndodhin dhe kjo është një avantazh”, ka thënë Silva për BBC Sport.

“Ai ta shpjegon fillimisht dhe pastaj ti e merr menjëherë, një gjë që nuk e kam parë më parë”.

“Në të kaluarën, disa nga trajnerët e mi ishin të fokusuar më shumë te sulmi, të tjerët më shumë te mbrojtja, mirëpo ky e mbulon të gjithë fushën”.

“Mendoj se kam mësuar që të jem më i qetë në fushë. Guardiola më ka mësuar që të qëndroj më shumë në një zonë të caktuar dhe të pres që topi të vije tek unë. Ai është një gjeni i futbollit”.

Me Cityn, Guardiola ka arritur deri më tani që t’i fitoj tre tituj, në mesin e tyre titullin e Premierligës që e fitoi në stinorin e kaluar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here