Dafina Zeqiri e quan mahnitës këtë lajm për Kosovën

0

Vitet e fundit, këngëtarja Dafina Zeqiri është shpërngur në Amerikë, për të realizuar ëndrrën e saj, depërtimin në tregun e huaj.

Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, përmes së cilave publikon imazhe nga aktivitetet e përditshme që bën, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo ka postuar një foto përmes së cilës ka treguar që i është gëzuar një lajmi pë Kosovën.

Bëhet fjalë për pranimin e kodit telefonik +383, duke ripostuar statusin e Petrit Selimit, Dafina shkroi “Kjo është mahnitëse”.

Ndërsa, në statusin e Selimit ndër të tjera shkruhej “Pak ditë para se Kosova të festojë 10 vjetorin e pavarësisë, Kosovarët kanë mundësi më në fund ta përdorin kodin e thirrjeve +383. Telefonat e çdonjërit po gumëzhijnë me njoftime për numrat e rinjë. S’ka më thirrje me numra Slloven, Monak apo Serb. #Kosova10”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here