Dafina Zeqiri dedikim dashurie partnerit: Shpirti im

0

Këngëtarja Dafina Zeqiri tash e sa kohë është larguar nga Kosova për ta ndjekur ëndrrën e saj. Ajo për fundvit ishte kthyer në trojet shqiptare me disa koncerte radhazi, ku u prit shumë mirë nga publiku.

Së fundi, ajo ka udhëtuar për në Suedi ku po shoqërohet nga motra dhe nëna e saj, ndërsa nga ato imazhe që sjell në rrjete sociale, këngëtarja duket se po kalon kohë të mrekullueshme atje.

Në një fotografi që ka postuar së fundi, Dafina ka shfaqur të dashurin e saj, Jose, të cilit ia shkroi mbishkrimin “Shpirti im”. Kujtojmë që kënga e fundit nga Dafina është “Ti e din”, të cilën e promovoi gjatë qëndrimit në Kosovë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here