Daçiq lutet të jetë gjallë kur të hyjë Serbia në BE

0

Siç duket Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq e sheh ende larg momentin kur Serbia do të bëhet pjesë e BE-së pasi ka deklaruar se shpreson të jetë gjallë në momentin kur kjo gjë të ndodhë.

Përgjatë Forumit të Sigurisë, Daçiq ka folur edhe për nismën e autostradës, Nish-Prishtinë-Tiranë, të cilën e vlerëson si nismë të mirë.

“Pa marrë parasysh se çfarë ka dikush si ide dhe si janë projektet, unë mendoj se ideja është vetë e dobishme dhe pozitive për rajonin tonë dhe të gjitha zhvillimet e iniciuara nga procesi i Berlinit”, ka thënë Daçiq.

Sipas tij vetë ideja se vendet evropiane kanë të bëjnë me idenë e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor, është shumë e rëndësishme dhe se shpreson që të jetë gjallë kur Serbia të bëjë hapin për hyrje në BE, sepse ishte Ministër i Jashtëm, kur filloi ky proces.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here