Cili ushqim dhe pije duhet shmangur gjatë muajit të Ramazanit?

0

Gjatë muajit të agjërimit ushqimi që konsumojnë besimtarët dallon nga ushqimi i përditshëm, prandaj është e nevojshme t’i kushtoni kujdes këshillave të mjekëve dhe të nutricionistëve, në mënyrë që organizmi të funksionojë pa probleme të mëdha gjatë agjërimit, porosisin ekspertët shëndetësorë.

Besimtarët është e nevojshme që të konsumojnë ushqimin i cili tretet ngadalë, duke përfshirë edhe ushqimin i cili përmban pejza ushqyese.

Të shmanget ushqimi kalorik

Gjatë muajit të agjërimit rekomandohet ushqimi i pasur me vitamina, minerale dhe oligo-elemente. Të konsumoni sallatat e sezonit, pemët dhe perimet. Të shmanget ushqimi kalorik, me rastin e iftarit të shmangen pijet e gazuara, madje edhe pijet e ftohta. Konsumoni ujë të vakët dhe lëngje, bëni iftar me hurma.

Ushqimi i yndyrshëm nuk i plotëson nevojat ditore të njeriut gjatë ditës dhe tajitet nëpërmjet lëkurës. Në artikuj ushqimorë të cilat organizmi i tret ngadalë bëjnë pjesë, veç tjerash, bizelja, elbi, gruri, fasulja, orizi… Artikujt që treten lehtë, janë ato të cilat përmbajnë sheqer dhe miell të bardhë.

Pejëzat të cilat në të shumtën e ushqejnë organizmin gjatë ditës janë ato nga pemët me lëvore, pastaj pemët e thara, ndër të cilat janë kajsia, fiku apo kumbullat.

Kur është fjala për pijet, nuk rekomandohet konsumimi i pijeve të gazuara të cilat kanë ndikim të keq në organizim, andaj shkaktojnë pengesa në lukth dhe në zorrë. Kështu që më mirë është që, nëse ekzistojnë mundësitë, të konsumohen uji i ngrohtë, lëngjet natyrale në temperaturë dhome të ngrohur në mënyrë që organizmi të jetë i mbrojtur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here