Cila ishte pika e dobët e Enver Hoxhës? (FOTO)

0

Lufta e dytë botërore në Shqipëri është banalizuar shpesh. Gjatë viteve të diktaturës, forcat nacionaliste të Ballit Kombëtar apo të tjerë janë anatemuar si tradhtarë, si njerëz që jetonin në luks, që hanin mirë, etj. Por fotografitë e oficerëve britanikë të bëra gjatë luftës tregojnë një realitet tjetër.

Çeta partizane që jetojnë me mish në hell, dhe çeta të Ballit që ushqehen me supë. Një foto e njohur e Enver Hoxhës, ulur me kreun e misionit britanik Billi Meklein bashkë me Dali Ndreun dhe Xhelal Staraveckën, përmban një detaj është që nuk është vënë re.

Enver Hoxha ka përpara një shishe me uiski, që ishte dhuratë e oficerëve britanikë. Mes ndihmave që britanikët sillnin për luftën shqiptare, kishte shpesh edhe shishe me uiski të mirë anglez, që duket se Enver Hoxha e ka pasur pikë të dobët.

Enver Hoxha përshkruhej si një llupës që preferonte shumë ëmbëlsirat. Menjëherë pas lufte ai shtoi shumë në peshë dhe u sëmur nga diabeti që në moshën 40 vjeçare. Mes fotove që publikohen sot në Newsbomb.al, jepen detaje interesante nga jeta në luftë, kur edhe pse në kushte të vështira, uiski apo mishi i pjekur nuk ka munguar për partizanët.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here