CIA: Ja si planifikuan Tito dhe Ahmet Zogu rrëzimin e regjimit të Enver Hoxhës

0

Ish-mbreti i Shqipërisë, Ahmet Zogu tentoi të merrte mbështetje nga jugosllavët për të rrëzuar regjimin komunist. CIA ka zbardhur një dokument të vitit 1952, në të cilin tregohen detajet e një takimi të mbajtur në Shkup, mes përfaqësuesve të Zogut dhe Titos. Aty tregohen detajet e bisedës mes palëve, ndërsa dëshmohet se si jugosllavët i mashtruan, duke përdorur identitete të rreme.

23 tetor 1952

Takimi mes përfaqësuesve të mbretit Zog dhe Marshallit Tito

Përfaqësues të Marshallit Tito dhe përfaqësues të mbretit shqiptar Zog, u mblodhën për një takim tre-ditor më 28 deri në 30 gusht 1952, në fshatin Saraj, rreth 10 km në lindje të Shkupit. Delegacioni jugosllav përbehej nga Branko Miliç dhe koloneli Cedomir Mijoviç. Ndërsa delegacioni shqiptar që përfaqësonte mbretin Zog përbëhej nga Safet Lutfi Tozani, Avni Daralla dhe Irfan bej Ohri. Delegacioni shqiptar kishte ardhur me avionë në Shkup nga Selaniku.

Sesioni i parë

Gjatë takimit të parë të delegacioneve, koloneli Mijoviç përshkruhej si mjaft i ngrysur. Diskutimet u hapën nga Tozani për palën shqiptare, i cili deklaroi se misioni i tyre ishte ngritja e bazës së bashkëpunimit me qeverinë e Jugosllavisë dhe se fillimisht detyrat e tyre përfshinin vetëm diskutime shpjeguese. Delegacioni gjithashtu ishte instruktuar të caktonte një takim të ardhshëm të përfaqësuesve më të fuqishëm të mbretit Zog dhe marshallit Tito. Ohri, duke folur në gjuhën shqipe, ngriti çështjen e njohës nga ana e Jugosllavisë së legjitimitetit të mbretit Zog dhe integritetit territorial të Shqipërisë. Ai solli në vëmendje të delegacionit jugosllav faktin se mbreti Zog qëllimisht kishte refuzuar të merrte pjesë në kombinimet politike kundër regjimit të Enver Hoxhës, pasi Zogu ishte i mendimit se pa njohurinë dhe miratimin jugosllav, një aventurë e tillë do t’i kushtonte shumë shtrenjtë popullit shqiptar. Delegacioni shqiptar, vazhdoi më tej Ohri, ka vullneti e sinqertë të diskutojë problemin e bashkëpunimit për çlirimin e Shqipërisë nga kthetrat e Kominform. Duke parë rëndësinë e negociatave të tilla, delegacioni shqiptar i mbretit Zog, fton qeverinë e Jugosllavisë të dërgojë përfaqësuesit e saj të plotëfuqishëm për diskutime me të. Mbreti Zog do të pranojë çdo kohë dhe vendndodhje të përcaktuar nga qeveria e Jugosllavisë. Nëse takimi vendoset të mbahet në Egjipt, ai duhet të kryhet para se mbreti të vendosen në rezidencën e tij të përhershme në Francë. Nga ana e delegacionit jugosllav, Miliç u përgjigj se u gëzua dhe se nuk e kishte pritur qasjen realiste të delegacionit shqiptar. Ai deklaroi se qeveria e tij ishte dakord me parimet e delegacionit shqiptar mbi pavarësinë territoriale të vendit në kufijtë aktualë. Më tej, në lidhje me synimet greke, Miliç tha se marrëdhëniet aktuale mes Greqisë dhe Jugosllavisë arrinin atë masë sa për të influencuar Greqinë të hiqte dorë nga pretendimet e saj territoriale mbi Shqipërinë. Propozimi për takimin e përfaqësuesve të lartë të Titos dhe mbretit Zog do të duhet zgjidhur në një datë të mëvonshme, pasi asnjë nga dy përfaqësuesit nuk kishte aktualisht fuqi vendimmarrjeje. Miliç shtoi se shpresonte për një përgjigje të shpejtë nga qeveria mbi propozimin. Ai më pas siguroi delegacionin shqiptar për respektin e qeverisë jugosllave për integritetin territorial të Shqipërisë, de në një farë mënyre sugjeroi që delegacioni shqiptar të njihej me programin e grupit shqiptar të emigracionit në Jugosllavi, Lidhja e Prizrenit.

Sesioni i dytë

Koloneli Mijoviç, i cili kishte qenë i vrenjtur gjatë seancës së parë, dukej më me humor dhe shfaqi njohuritë e tij të rrjedhshme të gjuhës shqipe. Miliç hapi sesionin e bisedimeve me njoftimin se kishte marrë një përgjigje pozitive nga qeveria mbi propozimin e përfaqësuesve për takimin e të dërguarve fuqiplotë të liderit Tito dhe mbretit shqiptar Zog. Koha dhe vendi i takimit do të komunikoheshin në një të ardhme të afërt. Miliç pyeti delegacionin shqiptar se ç’mendim kishin për grupin politik të emigracioni Blloku Kombëtar Indipendent, të drejtuar nga Ismail bej Vërlaci, bir i Shefqet bej Vërlacit në Itali. Ohri u përgjigj se në këtë grup kishte shumë njerëz të aftë dhe se mbreti Zog ishte i gatshëm t’i harronte mëkatet e tyre të së shkuarës. Më pas kolonel Mijoviç pyeti përfaqësuesit shqiptarë mbi disa personalitete politike shqiptare dhe më tej iu përgjigj pyetjeve ndaj tij nga Ohri dhe Daralla. Në të gjitha rastet Mijoviç dha përgjigje të detajuara mbi personat, si të njohur dhe të panjohur. Më pas ai pyeti Darallën dhe Ohrin për komente mbi personat e mëposhtëm: Gjon Markagjoni, anëtar i Ballit Kombëtar, lideri katolikëve shqiptarë; Kol Bib Mirakaj, ish-sekretar i partisë fashiste shqiptare, ministër i brendshëm gjatë pushtimit italian; Muslim Peza, gjeneral i Hoxhës, partizan i njohur dhe ish-bashkëpunëtor i Ohrit; Lutfi Spahiu, zv. Presidenti i Lidhjes së Refugjatëve Shqiptarë; Kolonel Muharrem Bajraktari, partizan i njohur, tashmë në Greqi; peshkopi Fan Noli, ish-kryeministër, tashmë në Shtetet e Bashkuara, si dhe disa emra të tjerë që nuk u përmendën nga burimi. Ohri iu përgjigj të gjitha pyetjeve mbi personat me interes, duke u përpjekur me kujdes që të mos jepte gjykime mbi ta apo të mos i denonconte në ndonjëfarë mënyre. Delegacioni vërejti me simpati interesin e treguar drejt grupeve fashiste, veçanërisht kur Mijoviç komentoi pozitivisht ndaj emrave si Markagjoni, Mirakaj dhe të tjerë. Në një pikë të diskutimit, Koloneli Mijoviç pyeti mendimin e mbretit Zog dhe përfaqësuesve të ti mbi komunistët shqiptarë. Ohri u përgjigj se komunistët ishin shqiptarë si gjithë ata që kishin bindje të tjera politike, dhe se mbreti Zog nuk kishte ndërmend hakmarrje kundër tyre. E vetmja dëshirë e mbretit Zog, sipas të dërguarve, ishte zhdukja e influencës së Kominform, pas së cilës partia komuniste e Shqipërisë dhe partitë e tjera mund të mbronin veten e tyre lirisht para opinonit publik të Shqipërisë.

Sesioni i tretë

Në sesionin e tretë të bisedimeve më 29 gusht 1952, Miliç pyeti nëse mbreti Zog kishte një organizatë, të gatshme për të lëvizur kundër regjimit të Hoxhës. Ai kërkoi të dinte më tej nëse mbreti Zog merrte informacionet aktuale mbi Shqipërinë nga kanalet e tij, apo kishte nevojë për informacione nga qeveria jugosllave. Ohri u përgjigj se në sensin formal të fjalës, mbreti nuk kishte një organizatë të gatshme për veprim, por ai nuk dëshironte të krijonte një organizatë të tillë derisa të kompletohej plotësisht bashkëpunimi me Jugosllavinë. Ohri tha më tej se sigurisht që Zogu kishte mbështetësit e tij në Shqipëri, të gatshëm për të vepruar, dhe se tashmë ishin dërguar në Shqipëri disa dhjetra agjentë zogistë. Gjithsesi, këtyre agjentëve u ishin dhënë urdhra të qartë të mos përfshiheshin në aktivitete ofensive, por të prisnin deri në ditën e përcaktuar, për të evituar rreziqet e veprimit të parakohshëm. Milic u shpreh plotësisht dakord me pohimet e Ohrit, dhe me pikëpamjet e mbretit Zog. Ai më tej kërkoi ndjesë, dhe që atë natë u largua për në Beograd.

Sesioni i katërt (30 gusht 1952)

Me largimin e Miliç, bisedimet vazhduam vetëm mes përfaqësuesve shqiptarë dhe kolonelit Mijoviç. Ky i fundit nëse të bëhej mjaft miqësor, veçanërisht me Darallën, të cilit i tha: Edhe ne dëshirojmë shkatërrimin e Kominform. Ne nuk mund të rrimë duarlidhur teksa shohim ngjarjet në Shqipëri. Nëse ju nuk e krijoni dot revolucionin, atëherë ne do të detyrohemi të ndërhyjmë vetë. Por gjithsesi ne do të preferonim një revoltë të nxitur nga vetë shqiptarët, të cilët që padyshim që do ta ndihmonim fshehtësisht. Mijoviç pati një thirrje gjatë takimit dhe kur u kthye njoftoi se ishte thirrur menjëherë në Beograd. Duke u larguar Mijoviç tha se kjo thirrje urgjente ishte një shenjë e mirë për çështjen, dhe më pas u tha përfaqësuesve lamtumirë. Më 31 gusht 3 anëtarët e delegacionit shqiptar u kthyen në Stamboll me avion nga Shkupi dhe Selaniku. Ndërsa në 8 shtator Ohri dhe Daralla u larguan nga Stambolli për në Aleksandri të Egjiptit.

Koment 1

Përfaqësuesit jugosllavë duket se kanë përdorur emra të tjerë në bisedat e tyre me anëtarët e delegacionit shqiptar. Brano Mliç u prezantua me këtë emër te Ohri dhe Daralla, por me Tozanin përdori emrin Branko Stankoviç. Ndërsa Cedomir Mijoviç u prezantua me këtë emër te Ohri dhe Daralla, por u prezantua si Miliç Sava me Toanin. Në bisedat mbi njëri-tjetrin dy jugosllavët përdornin emrat Branko dhe Cedo.

Koment 2

Brano Miliç pyeti Tozanin nëse ishte e vërtetë që mbreti Zog i kishte dërguar shuma parash ish-mbretit jugosllav Peter. Tozani u përgjigj se nuk ishte në dijeni të ndonjë huaje, por u shpreh i sigurt se nëse kjo është e vërtetë nuk ka qenë për motive politike. Për takimin në fjalë qeveria jugosllave u sigurua që atmosfera të ishte sa më pozitive dhe miqësore. Fshati i Saraj ishte zgjedhja e përkryer me ambientet mikpritëse, ushqimin e mirë dhe shërbimet e organizuara. Çdo seancë diskutimesh u mbajt në një dhomë të ndryshme të resortit. Shqiptarëve u plotësohej çdo dëshirë dhe nuk paguan asnjë qindarkë. Kur arritën atyre iu ndalua të këmbenin valutën, madje dhe në largim jugosllavët tentuan të blejnë biletat e tyre të kthimit në Stamboll. Por kur shqiptarët u zemëruan, jugosllavët insistuan që të blinin biletat e tyre deri në Selanik. Të tre përfaqësuesit shqiptarë ishin të gazuar dhe optimistë për pritjen dhe mbarëvajtjen e bisedimeve. Ata pranonin të tre se përfaqësuesit jugosllavë flisnin me autoritet dhe se thelbi i çështjeve ishte pritur me seriozitet nga qeveria e Jugosllavisë. Në mendjet e tyre shqiptarët nuk kishin dyshime se qeveria jugosllave ishte e sinqertë në qëllimet për t’u takuar me mbretin Zog, dhe se kjo ishte një epokë e re në marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave.

19 shtator 1949

Sipas kërkesës për informacion mbi ish-mbretin e Shqipërisë Zog, Zoti Church deklaroi informacionet e mëposhtme për të:

Asetet që kishte Ahmet Zogu

Ai ka 108 000 dollarë në bankën National City Bank, rreth 5000 dollarë në fondin Guaranty Trust, toka dhe një ndërtesë në Aleksandri me vlerë rreth 40 000 lira egjiptiane, xhevahiret e kurorës së Shqipërisë me vlerë rreth 200 dollarë, dhe rreth 750 000 dollarë në flori nga rreth 3.000 000 që mori me vete nga Shqipëria.

Detyrimet që kishte

Zogu ka detyrim moral të japë 115 dollarë në muaj për gjyshen e gruas së tij. Ajo është 82 vjeç, jeton në SHBA dhe njihet si Madame de Strahl D’Ekna. Ai nuk ka detyrime të tjera në SHBA. Në vende të tjera duhet të kujdeset për 4 motrat e gruas së tij dhe vëllain e saj John Apponyi i cili vuan nga tuberkulozi në një sanatorium të Siçilisë. Më tej nuk di të them, miku i tij Faruk, Mbreti i Egjiptit nuk e lë të futet në borxh në Egjipt.

Burimet e të ardhurave në Shtetet e Bashkuara dhe mbështetja financiare

Asgjë nuk ka në SHBA, përveç llogarisë së tij në bankë. Ai nuk merr gjë nga shqiptarët këtu apo në vende të tjera.

Kujt ia bën Zogu pagesat, në çfarë forme, në çfarë intervalesh?

Ai paguan gjyshen e gruas së tij 115 dollarë në muaj, pagesat bëhen një herë në dy-tre muaj.

Njerëzit që merren me çështjet financiare në rrethin e Zogut

Kryeministri i tij dhe roja personale, Martini, mbikëqyr gjithçka. Operacionet e tij të tregut të zi kryhet nga Konti Aleksandër de Villa, një zotëri elegant dhe shumë dinak. Por Zogu kryen shumë nga punët vetë, teksa përkthimet i bën gruaja e tij Geraldinë.

Si komunikon me Zogun kompania e zotit Church?

Vetëm zoti Church dhe askush tjetër nuk komunikon me Zogun. Shumica e komunikimeve bëhet me letra te zonja Geraldinë, asnjë herë të drejtuara Zogut. Për çështjet urgjente përdoret telegrami. Nuk përdoren ndonjëherë korrierë, por Church e ka edhe këtë mundësi.

Çfarë kontaktsh ka Zogu në SHBA?

Përveç gjyshes së gruas së tij, është dhe Joseph Blackburn, i martuar me motrën e Geraldinës, Virginia. Ndërsa gruaja e Church është bija e kontit Seher-Thoss, kreu i inteligjencës gjermane gjatë Luftës I Botërore. Mamaja e saj ishte një amerikane që u detyrua të kryente vetëvrasje nga Gestapo gjatë Luftës II Botërore. Me sa di unë Zogu nuk ka kontakte të tjera në SHBA.

A ka ai përfaqësues ligjorë në vende të tjera?

Ka një avokat në Aleksandri por emri i tij nuk njihet. Dokumentet e Zogut i shkruan Church he më pas ato shikohen nga avokati egjiptian.

A ka ndonjë lidhej kompania e zotti Church me Shqipërinë aktualisht? Cilat janë kontaktet e Zogut në Shqipëri?

Kompania e Church nuk ka kontakte në Shqipëri. Zogu ka kontakte të vazhdueshme me individë klandestinë në Shqipëri. Georges Gog i cili kujdeset për sigurinë e Zogut shkon e vjen në Shqipëri, teksa anëtarë të botës së nëndheshme në Shqipëri vijnë shpesh në Egjipt.

A ka regjimi aktual pretendime ligjore ndaj Zogut? Në çfarë shume? A ka mundësi një një pjesë e pasurisë së Zogut t’i jepet Shqipërisë nëse merret veprim ndaj tij?

Sigurisht që regjimi aktual pretendon rreth 3 milionë dollarë në flori që ai ka marrë, që me shumë gjasa janë para shtetërore. Zogu pretendon se po i shpenzon për oborrin e tij, por nga to vetëm 750 000 kanë mbetur. Askush nuk e di situatën e vërtetë ligjore apo tjetër.

Cilat janë planet e Zogut për të ardhmen?

Zogu ka në plan të marrë një shtëpi në Francë verën që vjen dhe të kthehet në Aleksandri në dimër. Është i fiksuar me idenë e kthimit në Shqipëri për të nxjerrë jashtë sovietikët nga vendi. Ai po kërkon ndihmën ushtarake e materiale të SHBA por mendon se mund të mbledhë mjaftueshëm ushtarë arabë për të formuar një ushtri, pasi është shumë mik me mbretin Faruk të Egjiptit. Church thotë se mund ta kontrollojë Zogun por dëshiron të shoqërohet nga një oficer ushtarak i rangut kolonel ose më lart, për të folur mbi çështjet ushtarake. Zogu e pëlqen shumë anën ushtarake.

21 gusht 1950

Memorandum për asistent-drejtorin e koordinimit të politikave

Situata e rezistencës në Shqipëri

Nga një prej misioneve tona në Shqipëri, i cili është në kontakt të afërt me lëvizjen e rezistencës, kemi marrë informacionin e shtjelluar në paragrafët e mëposhtëm. Sipas misionit tonë, shumë anëtarë të rezistencës shqiptare besojnë se nuk mund të durojnë më vuajtjet që po heqin dhe kanë vendosur të arratisen drejt Jugosllavisë në mundësinë më të parë. Ata do të preferonin të shkonin në Greqi, po të mos ishte për distancën e largët prej veriut të Shqipërisë deri në kufirin grek. Megjithë përpjekjet e bëra për t’i bindur që të qëndrojnë në Shqipëri, ata duket qartë se nuk mund të qëndrojnë një tjetër dimër në male, pasi jeta është aq e vështirë sa po i çon drejt çmendisë. Lideri i këtij misioni ka kërkuar të dijë nëse aktivistët politikë jugosllavë në Shqipëri (të raportuar më parë te ju) njihen prej nesh dhe nëse ata përfaqësojnë përpjekjen e Aleatëve. Ata pyetën gjithashtu nëse aktivistët anti-komunistë nga Shqipëria do të priteshin mirë në Jugosllavi. Në lidhje me mbështetjen jugosllave ndaj aleatëve, u pyet se cila ishte politika e Jugosllavisë në lidhje me Korenë. Mesazhi i mësipërm na informon se Tropoja është qendra e spiunazhit shqiptar dhe jugosllav, me agjentë jugosllavë dhe shqiptarë duke kaluar vazhdimisht kufirin. Agjentët jugosllavë përshkruhen se të gjithë kanë qenë më parë anëtarë të grupeve shqiptare të rezistencës. Më 10 gusht 1950 misioni ynë në vend dërgo një kontakt për të hetuar mbi ftesën për të takuar një person të paidentifikuar që dëshironte të furnizonte me armë dhe municione jugosllave misionin.

Lëvizjet e jugosllavëve

Mes popullsive të Shqipërisë së Veriut ka një bindje të madhe se jugosllavët po planifikojnë një lëvizje të armatosur në Shqipëri, me qëllim ngritjen e moralit të grupeve malore të rezistencës. Disa sasi armësh raportohet të jenë shpërndarë çdo ditë nga jugosllavët, të cilat janë pranuar edhe nga shqiptarët nacionalistë, të cilëve u janë afruar edhe para, por kanë refuzuar duke pritur aprovimin nga misioni ynë. Lideri i misionit trembet se një bujari e tillë nga ana e jugosllavëve do të ketë efektin e fitimit të simpatisë së shumë personave që kanë vuajtur shumë duke punuar për ne. Në konkluzion, lideri i misionit tha se puna e tij bindëse nuk do të ishte e mjaftueshme, prandaj kishte nevojë për instruksione urgjente për mënyrën e veprimit që duhet të ndiqte./Sot News/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here