CIA: Ja si e interpretonte Moska historinë e Shqipërisë

0

Rusia pretendonte se ishte vendimtare në fitoren e Shqipërisë ndaj pushuesve nazifashistë. CIA ka zbardhur një dokument mbi Shqipërinë për vitin 1953 dhe aty jepen detaje nga një libër rus, ku përshkruhet situatë në vendin tonë sipas këndvështrimeve të Moskës. Aty tregohet gjithë historia e vendit, që nga sundimi i Ahmet Zogut dhe fitorja ndaj pushuesve.

Viti 1953

Versioni sovjetik i historisë moderne të Shqipërisë

Publikuar në Moskë dhe Prishtinë

Pjesët e mëposhtme janë marrë nga libri i Nikolali Shmelev, “Novaja Albanija” (Shqipëria e Re), i publikuar fillimisht në Moskë në 1951. Duke parë këmbënguljen e vazhdueshme të BRSS me ndihmën për çlirimin e Shqipërisë, është interesante të shikojnë se çfarë saktësisht Bashkimi Sovjetik pretendon se ka bërë për çlirimin e Shqipërisë. Këtu ia vlen gjithashtu të theksohet se emri i Mehmet Shehut nuk përmendet asnjëherë gjatë tregimeve të luftës çlirimtare, të gjitha datat janë dhënë ashtu si në tekst. Në të kaluarën, Shqipëria ka shërbyer si para të gatshme në duart e imperialistëve. Populli shqiptar ka luftuar kundër banditëve imperialistë për të rifituar territorin e tij. Me forcë dhe stoicizëm ai ka luftuar kundër pushtuesve italianë, gjermanë e grekë, që kanë përpjekur të uzurpojnë pjesë të ndryshme të vendit. Fitorja e revolucionit të madh socialist të tetorit në Rusi, frymëzoi shqiptarët të nisnin luftën deçizive për liri dhe pavarësi. Lufta shqiptare e pavarësisë arriti dimensione të paprecedenta. Në janar 1920, një takim i përfaqësuesve të prefekturave shqiptare u mbajt në Lushnje, i cili refuzoi idenë e protektoratit të huaj (mandatin italian të shpallur nga Konferenca e Paqes e Parisit në 1920) dhe e shpalli Shqipërinë shtet të pavarur duke formuar qeverinë e saj. Më 28 qershor 1920, për të parandaluar një revolucion popullor në Shqipëri, qeveria italiane hoqi dorë nga protektorati. Më 9 nëntor 1920, këshilli i ambasadorëve në Londër u detyrua të konfirmojë formalisht pavarësinë e Shqipërisë. Por ky veprim përsëri nuk e ndryshoi pozitën e vendit, i cili mbetej i varur nga fuqitë imperialiste. Të korruptuar prej bashkëpunimit të gjatë me pushtuesit e huaj, fisnikëria feudale e vendit që kishte uzurpuar postet drejtuese, bënte Pazar sa majtas, djathtas me interesat e vendit të tyre. Politika të tilla tradhtare ishin simbol i regjimit të Ahmet Zogut, një nga fisnikët më të mëdhenj feudalë, drejtues i klikës feudale myslimane. Politikat antipopullore dhe antikombëtare të Ahmet Zogut zgjuan zemërimin mes masave. Në vitin 1923, qeveria e Zogut humbi në zgjedhjet kombëtare por përsëri, me gjithë shprehjen e vullnetit të popullit, ai ruajti pushtetin.

Qeveria e Nolit

Në vitin 1924 qeveria e Zogut u përfshi nga një kryengritje e armatosur, e drejtuar nga prifti i famshëm Fan S. Noli, lideri i të ashtuquajturës Partia Liberale, përfaqësuese e borgjezisë së re të vendit. Duke u trembur nga urrejtja e popullit Zogu u arratis drejt Jugosllavisë për mbrojtje.

Qeveria e re e Fan Nolit, e themeluar në Vlorë, u dorëzua ndaj presionit të masave dhe premtoi reforma, por në fakt asnjë reformë e rëndësishme nuk ndodhi. Borgjezia shqiptare trembej si nga masat, ashtu dhe nga liderët feudalë apo imperialistët e huaj. Edhe në politikën e jashtme Fan Noli kishte dy fytyra. Pas krijimit të lidhjeve diplomatike me BRSS, qeveria e tij me shpejtësi u përul ndaj një ultimatumi nga Londra dhe fuqitë e tjera imperialiste për largimin e misionit sovjetik nga Tirana. Frika nga zemërimi i popullit dhe ndarjes finale me feudalët, ishte nxitësja kryesore e veprimeve të qeverisë. Masat ndaluan mbështetjen ndaj autoriteteve, çka solli reagime nga feudalët. Në fund të vitit 1924, bandat e Zogut, të armatosura në Jugosllavi, arritën të pushtonin Shqipërinë. Qeveria e Fan Nolit ra dhe në pushtet u kthye regjimi i Zogut. Më 22 janar 1925, Shqipëria u shpall formalisht republikë dhe Zogu president i saj. Ndërsa në 1928 Zogu e ktheu vendin në monarki dhe veten e shpalli mbret. Vitet e mbretërimit të Ahmet Zogut ishin nga periudhat më të errëta të historisë së popullit të shumëvuajtur shqiptar. Ai ia shiti vendin imperialistëve italianë duke u përfshirë në një rrjet marrëveshjesh të palogjikshme me ta. Politika e jashtme e Tiranës gjithashtu kontrollohej tërësisht nga Roma. Më 22 nëntor 1927 Zogu nënshkroi aksin ushtarak Itali-Shqipëri, duke i dhënë fund përfundimisht pavarësisë së ushtrisë shqiptare dhe duke e kthyer qeverinë në një kukull të Italisë. Por imperialistët italianë nuk ishin të vetmit që vepronin lirisht në oborrin e Zogut. Krerët anglezë dhe amerikanë të biznesit grabisnin gjithashtu Shqipërinë duke u pasuruar në kurriz të popullit të varfër, me anë të koncesioneve që iu dhanë grupit anglo-persian të naftës Standard Oil Company. Shumë kompani të dyshimta gjuanin të merrnin ndonjë copë në Shqipëri, ndërsa në qeverinë, policinë dhe ushtrinë e Shqipërisë kishin vërshuar në çdo nivel agjentët e Italisë, Gjermanisë, Anglisë, Shteteve të Bashkuara dhe shumë vendeve të tjera imperialiste. Në një kohë që Zogu dhe klika e tij pasuroheshin në kurriz të Shqipërisë, populli vuante një ekzistencë të mjerueshme.

Pushtimi italian

Në vitin 1930 Musolini mori kontrollin e qeverisë së Shqipërisë, si pjesë e planit fashist për depërtimin në Ballkan. Në vitin 1939 Duçe pushtoi Shqipërinë duke e bërë pjesë të perandorisë së Italisë, ndërsa Zogu u arratis nga vendi. Ushtria e tij e demoralizuar nuk bëri asnjë rezistencë. Ndërsa Britania i nguli Shqipërisë thikën në kurriz. Kryeministri Chamberlain njoftoi në parlament se Britania nuk kishte interesa në Shqipëri prandaj nuk do të ndërhynte ndaj Musolinit, dhe shqiptarët duhet të mbështeteshin te vetvetja për të rezistuar ndaj pushtimit. Të tradhtuar nga liderët e tij dhe nga të ashtuquajturat “demokraci perëndimore”, populli shqiptar bëri rezistencën e tij heroike ndaj pushtuesve italianë. Grupe vullnetarësh luftuan në Durrës, Vlorë e Elbasan, por në 13 prill pushtimi i Shqipërisë nga Musolini u kompletua dhe Shqipëria u kthye në një koloni të Italisë. Fashistët italo-gjermanë nuk i fshehën qëllimet e tyre për ta përdorur Shqipërinë si një trampolinë për agresionet e tyre. Për pak kohë, Musolini nga bazat e Shqipërisë nisi pushtimin e Greqisë. Por lufta e shqiptarëve për liri vazhdoi. Grupet partizane arritën në një numër total prej rreth 3000 luftëtarësh që në muajt e parë të pushtimit dhe vinin gjithnjë duke u shtuar. Prej viteve 1930, grupet komuniste ishin vënë në krye të luftës popullore kundër uzurpatorëve të huaj. Komunistët, ashtu si në vende të tjera evropiane të pushtuara nga fashistët, qëndruan pranë popullit në këtë periudhë të vështirë të jetës së tyre. Ata kryen detyrën më të rrezikshme duke mbajtur lart moralin e njerëzve dhe besimin te fitorja. Nën frymëzimin e komunistëve, gjatë tre viteve të para të pushtimit fashist, partizanët shkatërruan 69 ura, 77 depo ushtarake, 162 automjete dhe 5 mjete të blinduara, si dhe kapën 85 automatikë dhe armë të tjera. Ndërsa forcat armike humbën më shumë se 4000 njerëz, rreth 3600 prej tyre u plagosën dhe 436 u kapën rob. Suksese të tilla të forcave çlirimtare nuk do të kishin qenë të mundura pa punën organizative dhe të agjitacionit të grupeve komuniste.

Themelimi i PPSH

Më 8 nëntor 1941, përfaqësues të veçantë të grupeve komuniste të Shqipërisë u mblodhën në fshehtësi në Tiranë, në konferencën që shpalli krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë. Ajo zgjodhi gjithashtu komitetin qendror, që tashmë kishte fituar respekt në përpjekjen për liri. Formimi i partisë komuniste në këtë kohë nuk ishte në koinçidencë. Shumë zhvillime të kësaj periudhe kanë lidhje me raportin e prezantuar nga Stalini në fjalimin e tij në Sheshin e Kuq n 7 nëntor 1941, ku me gjithë besimin ai parashikonte fitoren sovjetike kundër banditëve fashistë. Kjo frymëzoi të gjithë popujt e nënshtruar nga fashizmi në Evropë, të cilët u mobilizuan nën thirrjen e Stalinit për luftë të pamëshirshme ndaj tyre, jehona e të cilit depërtoi deri në malet e largëta të Shqipërisë. Në vitin 1941, trakti i parë komunist u shpërnda ilegalisht nga Komiteti i Partisë Komuniste, i cili bënte thirrje për të marrë armët dhe luftuar për çlirimin. Lideri i këtij mobilizimi për çlirim, Enver Hoxha, kishte qenë në Francë në rininë e tij, ku ishte njohur me komunistët dhe kryesisht me kryeredaktorin e revistës ‘Humanite’, i cili ishte një admirues i BRSS. Pas kthimit në Shqipëri, ai krijoi lidhjet me grupet e tjera komuniste, i mësoi ato dhe përgatiti kuadrin e luftës së Shqipërisë për liri. Edhe grupe të tjera patriotike iu bashkuan lëvizjes së tij.

Lufta antifashiste

Në vitin 1942 komunistët nisën formimin e Këshillit Kombëtar Antifashist, dhe organizatat e qeverisë kombëtare. Po atë vit, konferenca e përfaqësuesve në Pezë, zgjodhi këshillin kombëtar çlirimtar. Ndërsa në qershor 1943 u mblodhën krerët e ushtrisë çlirimtare të Shqipërisë, në Labinot. Nën drejtimin e Enver Hoxhës, këto takime i bashkuan grupet partizane në brigada luftarake, me një plan të unifikuar strategjik. Në shtator 1943, pas disfatës së ushtrisë së Hitlerit në frontin sovjetik, Itali kapitulloi. Ndërkohë ushtria çlirimtare shqiptare mori kontrollin e situatës, duke çarmatosur divizionet e mbetura italiane, por pak më vonë në vend mbërriti ushtria pushtuese gjermane. Propaganda hitleriane trumbetonte në Shqipëri ardhjen e ushtrisë si një mundësi për ta çliruar vendin nga italianët. Një qeveri kukull u ngrit në Tiranë e drejtuar nga Mustafa Kruja, por pushteti i vërtetë ishte në dorë të gjeneralit gjerman Schlliper. Por partizanët nuk u gënjyen nga kjo dhe që në ditët e para të pushtimit gjerman, ndërtesa e qeverisë kukull u godit nga kodrat rreth Tiranës. Në dhjetor 1943, gjermanët nisën një fushatë kundër partizanëve por pa shumë sukses. Një ofensivë e dytë e nisur nga gjermanët u spraps nga forcat partizane. Ndërsa gjatë pranverës dhe verës 1944 pjesa më jugore e Shqipërisë u spastrua nga forcat gjermane. Populli shqiptar po luftonte tashmë në dy fronte: kundër fashistëve italo-gjermanë dhe kundër tradhtarëve shqiptarë në organizatat feudo-borgjeze si Balli Kombëtar dhe Legaliteti. Këto organizata, të asistuara nga britanikët dhe amerikanët, gjithmonë përpiqeshin të dukeshin si pjesë e rezistencës ndaj pushtuesit, por ata ishin armiq të popullit dhe dëshironin të risillnin në pushtet mbretin Zog, Mehdi Frashërin, Abaz Kuçin e të tjerë. Tashmë dihej se Ali Kelcyra, lideri i Ballit Kombëtar, nënshkroi nën emrin e Frashërit për të bashkëpunuar me ushtrinë italiane kundër partizanëve. Shqiptarët u zemëruan kur mësuan për dyfytyrësinë e përfaqsueve të Londrës e Ëashington-it, që fshehtësisht bashkëpunonin në luftë kundër ushtrisë çlirimtare komuniste.

Ndërhyrja jugosllave

Në nëntor 1944, përfaqësuesi i Titos, Velimir Stojnic, u përpoq të përfshinte Ballin Kombëtar në lëvizjen kombëtare çlirimtare dhe gjithashtu shtoi numrin e agjentëve të tij në Shqipëri. Prej vitit 1943, i dërguari i Titos spiuni i vjetër Svetozar Vukmanovic, u përpoq të organizonte një ushtrie rezistence që kishte si qëllim të vendoste kontrollin anglo-amerikan në të gjitha vendet e Ballkanit. Por partia Komuniste Shqiptare nuk ngeci në këtë rrjetë të ngritur nga langojtë e Titos, pasi i izoloi anëtarët e Ballit Kombëtar dhe i largoi ata jashtë Shqipërisë. Pak nga pak, ushtria çlirimtare e liroi vendin. Në 24 mars 1944 Kongresi i Parë Antifashist Çlirimtar u mblodh në qyteti e çliruar të Përmetit dhe ndryshoi emrin në Këshilli Kombëtar Antifashist Çlirimtar. Ai e shpalli veten si trupi më i lartë legjislativ në vend, ndërsa Komiteti Antifashist u bë organi më i lartë ekzekutiv. Fitoret e shkëlqyeshme të ushtrisë sovjetike në Ballkan frymëzuan shumë patriotët shqiptarë dhe shtuan forcën e goditjeve të tyre ndaj armiqve të Shqipërisë, të cilët po përdornin të gjitha burimet kundër ofensivës sovjetike. Duke marshuar shumë kilometra nëpër male, ushtria çlirimtare shqiptare goditi forcat italo-gjermane nga prapa, duke shkatërruar komunikimet e tyre dhe duke dëmtuar forcën njerëzore. Më 29 nëntor 1944, uzurpatorët fashistë u larguan edhe nga baza e fundit në Shqipëri. Por lufta nuk kishte mbaruar. Ushtria gjermane po bënte ende rezistencë të fortë në Jugosllavi. Pas largimit nga Shqipëria në veri, forcat gjermane po përpiqeshin të çanin rrugën drejt veriut të Ballkanit. Prandaj, pas mbarit të luftës së saj, ushtria çlirimtare shqiptare mori jesh dhe në çlirimin e zonave të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Popujt liridashës së Evropës nuk do të harrojnë kurrë kontributin e ushtrisë shqiptare në luftën kundër fashizmit.

Roli i BRSS

Që prej momentit të sulmit të Italisë fashiste ndaj Shqipërisë, simpatia e Bashkimit Sovjetik ishte tërësisht me palën shqiptare dhe nuk i pranoi kurrë pretendimet e fuqive imperialiste në territorin e saj. Në dhjetor 1942, në një deklaratë të veçantë mbi Pavarësinë e Shqipërisë, qeveria sovjetike theksoi se “BRSS, në simpati të plotë me palën shqiptare dhe luftën e saj çlirimtare, nuk i njeh pretendimet italiane mbi territorin shqiptar, por dëshironte një Shqipëri të lirë nga pushtuesit fashistë dhe rivendosjen e pavarësisë së saj të plotë”. Ky qëndrim i patundur i BRSS ishte në kontrast të plotë me sjelljen hipokrite të fuqive imperialiste si Britania dhe SHBA. Publikimi i deklaratës së qeverisë sovjetike në kulmin e luftës çlirimtare në Shqipëri, kontribuoi shumë në suksesin e forcave të saj çlirimtare. Në deklaratën e saj, qeveria sovjetike shprehte besim se lufta e popullit shqiptar është e njëjtë me luftërat e të gjithë popujve të Ballkanit të shtypur nga italo-gjermanët, dhe në sinkron me luftën e të gjitha kombeve liridashëse që po përzënë uzurpatorët nga tokat e tyre. Ndërsa problemi i qeverisë së ardhshme të Shqipërisë, vazhdonte deklarata, është një çështje e brendshme dhe do të vendoset nga vetë populli shqiptar. Ngjarjet e mëvonshme justifikuan plotësisht besimin e qeverisë sovjetike, teksa lufta përfundoi me fitoren e forcave komuniste mbi pushtuesit. Pas fitores, Shqipëria zgjodhi formën e qeverisë që i përshtatej më mirë interesave dhe shpresave të popullit të saj, duke vendosur një regjim demokratik, të ndërtuar mbi bazat e socializmit. Populli shqiptar i detyrohet BRSS, Stalinit dhe ushtrisë sovjetike për fitoren e tij. Lideri Enver Hoxha ka thënë: “Përpjekja e popullit tonë, i cili derdhi gjakun për çlirimin e vendit nga thundra e fashistëve italo-gjermanë dhe nga feudalizmi e borgjezia, fitorja e luftës për liri dhe e ardhmja e lumtur që kanë përpara, janë të lidhura ngushtë me BRSS dhe Stalinin e madh. Pa ndihmën e Stalinit dhe ushtrisë së madhe sovjetike, ne nuk do të kishim arritur kurrë këto fitore të mëdha, por përkundrazi, Shqipëria do të vazhdonte të qeverisej, ashtu si shekuj më parë, nga servilët dhe do të vuante nën çizmet barbare të kolonizatorëve imperialistë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here