Bushati ka takuar Kurtin dhe Konjufcën

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!l, Albin Kurti, dhe kryetari i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca, kanë takuar në Prishtinë, ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, dhe ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Në këtë takim u bisedua për rëndësinë e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit sa më të mirë e më të gjerë ndërmjet Kosovës e Shqipërisë në të gjitha fushat: politike dhe ekonomike, institucionale dhe shoqërore. 

Në veçanti, u diskutua për dialogun më të ri me Serbinë, për çfarë kryetari Kurti theksoi që, në njërën anë, fjalimi i presidentit të Serbisë në Mitrovicë dëshmoi që e kaluara kriminale është aktuale, ndërkaq, në anën tjetër, Kosova Lindore po keqpërdoret si karrem nga pesidenti Thaçi për të siguruar mbështetje politike e publike e cila i mungon aq shumë.

Në këtë takim që kaloi në atmosferë të përzemërt, kryetari Kurti e ministri Bushati shprehën interesimin e ndërsjelltë për kontakte të vazhdueshme dhe takime të mëtutjeshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here