Bush i jep karamele gruas së Obamas

0

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush, është kapur nga mediat duke ndarë karamele me ish-zonjën e parë amerikane, Michelle Obama.

Kjo ndodhi madje gjatë funeralit të Senatorit John McCain.

Momenti u kap kur Joe Lieberman po mbante fjalim përkujtimor për McCain në Katedralen Kombëtare të Washingtonit të shtunën që e lamë pas.

Karamelet të cilët i ndau me bashkëshorten e ish presidentit Barack Obama, shihet se Bush i mori nga gruaja e tij, ish-zonja e parë Laura Bush.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here