Brooke Shields: Trump më propozoi për martesë

0

Aktorja amerikane, Brooke Shields, ka zbuluar se Donald Trump i kishte kërkuar të dilnin së bashku.

Para gati dy dekadash, Trump i propozoi Shields, duke i thënë se ai është njeriu më i pasur në Amerikë.

Në një episod të “US Talk Show Watch What Happens Live“, Shields i ka thënë nikoqirit Andy Cohen, se presidenti i SHBA-së ishte takuar me të pas dështimit të martesës së tij të dytë.

“Unë isha duke bërë një film dhe ai më thirri pasi që ishte divorcuar,” ka thënë Shields.

Ajo ka zbuluar se kjo kishte ndodhur pasi që Trump ishte ndarë nga gruaja e tij e dytë Marla Maples, në vitin 1999.

Çifti ishte i martuar për gjashtë vjet. “Dhe, ai më tha se ne duhet të takohemi, pasi që është njeriu më i pasur në Amerikë dhe se unë jam e dashura e Amerikës, dhe shumë njerëz do ta pëlqenin këtë,” ka thënë Shields.

Aktorja ia kishte humbur shpresat Trumpit, duke i thënë se ka të dashur dhe se ai nuk do të ishte i lumtur për këtë.

Shields pas ndarjes nga lojtari i tenistit Andre Agassi, nisi të takohej me bashkëshortin e tanishëm Chris Henchy.

Edhe aktorja Candice Bergen ka zbuluar se presidenti aktual amerikan i kishte kërkuar takim kur ajo ishte vetëm 18-vjeç. “Sidoqoftë, nuk kemi pasur kontakt fizik”, ka thënë Bergen.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here