Botërori i klubeve: Real Madrid kërkon ta mbyllë vitin me trofe

0

Real Madridi dëshiron ta mbyllë me gëzim vitin, duke ngritur trofeun e Botërorit për klube. Natyrisht që edhe këtë edicion skuadra e Zinedine Zidane është favorite për të ngritur lart trofeun në kompeticionin ku do të zbresë në fushë më 13 dhjetor direkt në gjysmëfinale. Kompeticioni është rikthyer në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku janë luajtur edhe edicionet e viteve 2009 dhe 2010. Luhet në Abu Dhabi dhe Al Ain. Formula mbetet e njëjtë, sfidohen përfaqësuesit e gjithë konfederatave, me fituesit e Championsit dhe Kupës Libertadores që hyjnë në lojë duke nisur nga gjysmëfinalet. Gremio, që fitoi Kupën Libertadores javën e kaluar përballë Lanus, ka armët për të qenë një rival i denjë për Realin, që nuk po kalon momentin e tij më të mirë. Në gjysmëfinale brazilianët do të përballen me fituesin e duelit mes Pachucha të Meksikës dhe Wydad të Marokut me përfaqësuesit e CONCACAF. Afrikanët nga Casablanca janë një grup kompakt me vetëm dy të huaj. Lindja e Largët përfgaqësohet me japonezët e Urawa Red Diamons, që në Championsin aziatik mposhtën sauditët e Al Hilal.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here