Bota në alarm: Një virus vdekjeprurës po vjen

0

Një tjetër virus vdekjeprurës i ngjashëm me Ebolën ka shpërthyer në Ugandë dhe ekspert e mjekësisë tremben se mund të përhapet në pjet tjetër të globit.

Zyrtarët e shëndetësisë në Ugandë kanë ngritur alarmin se virusi “Marburg” vret 88% të njerëzve që prek dhe konsiderohet si një nga sëmundjet më vdekjeprurëse që ekzistojnë.

Deri tani janë identifikuar kuar pesë persona të prekur nga ky virus.

Marburg raportohet ka prekur edhe Kenian.

Marburg i përket të njëjtës familjes si Ebola, që vrau 11 mijë vetë në Afrikën Perëndimore gjatë viteve 2014-2015. Ky virus mund të përhapet përmes kafshimeve dhe mund të transmetohet nga njeriu tek njeriu përmes gjakut.

Megjithatë, infektimi mund të përhapet edhe përmes kontaktit me veshje të ndotura. Virusi Marburg shkakton ethe, gjakderdhje, të vjella, diarre.

Aktualisht, nuk ka asnjë kurë për këtë sëmundje, por disa testime janë bërë në majmunë, gjë që mbetet të shpresohet se shkencëtarët janë në rrugë të mirë për të sjellur një ilaq që do ta luftonte këtë virus vdekjeprurës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here