Bleona po shkruan një libër autobiografik, do ta trondisë politikën…

0

Prej kohësh Bleona ka bërë të ditur se po shkruan një libër autobiografik i cili pritet ta trondisë politikën pasi në të këngëtarja do përmendë me emra konktret politikanët apo njerëz të famshëm që e kanë ngacmuar, i kanë propozuar etj.

Libri është e sigurt që do shkaktojë shumë reagime, por para publikimit të tij, Ermal Mamaqi ka vendosur të zbulojë dy pjesë të shkëputura nga ky libër në “Xing me Ermalin”.

“Ora shënonte 1:15 pas mesnate, sapo isha kthyer nga koncerti dhe doja të flija. Trokiti dera, trokitjet ishin të forta, sikur personi kërkonte të shqyente derën. U çova, ashtu e trullosur e hapa derën. Po ti ç’ne këtu në këtë orë? Doja të të shikoja tha ai. Nuk shikohen njerëzit në 1 të natës mo burrë plus që pse duhet të më shohësh ti mua. Pa e ftuar, ai tentoi të futej në shtëpi. Më fal po unë nuk të ftova i thashë. Në sytë e tij pashë një inat të pajustifikueshëm. Tentoi përsëri. E ndalova por…”, këtu Ermali e ndërpreu leximin duke u shprehur se vazhdimin do e zbulojmë në librin e Bleonës.

Ndërsa në historinë e dytë flitej për një kryeministër që e kishte ftuar Bleonën në zyrë, kishte hapur shampanjë dhe këtu leximi u ndërpre përsëri. Duke qeshur Bleona tha se ky është versioni i Ermalit për librin e saj, por pranoi se një pjesë janë të vërteta.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here