Blen një qese karota, me një celular përbrenda

0

Pas blerjes që kishte bërë në shitoren Lidl, një klientes i lindi dyshimi. Pasi hapi qesen e blerë me karrota, ajo vuri re se në te ishte gjithashtu një celular.

Vetëm një kilogram të zakonshëm të karotave, zviceranja Pia Ruf ka dashur të blejë në Lidl në Rothrist AG, shkruan “Zofinger Tagblatt”, përcjell Albinfo.ch.

Por, pas blerjes, zviceranja nga Murgenthal u bë në mënyrë të padëshirueshme pronare e një Samsung Galaxy J3: Në qesen e karotavë që kushtonte vetëm 1.25 franga ajo gjeti një smartphone. Papritmas fillova të dyshoj: Vallë, mos ishte telefoni im brenda? Te karotat? Dhe si mund të jetë futur aty?”, i përkujton zviceranja ato çaste, transmeton Albinfo.ch.

“Në rrethin tim të të njohurve fillojnë të qarkullojnë shumë teori”, thotë Ruf, duke buzëqeshur. Është shumë e mundshme që t`i ketë rënë nga xhepi ndonjë punëtori të fabrikës së paketimit.

“Ndoshta personi ka dashur qëllimisht ta zhdukë celularin e tij, në mënyrë që të kërkonte një tjetër të ri nga sigurimi”, dyshon Ruf. Është gjithashtu e mundur që një punëtor ose një punëtore nuk ka dashur të zbulohet nga shefi gjatë kohës së telefonatës. “Në panik, ndoshta personi e ka hedhur celularin në qese”.

Ndërkohë, Lidl nga Zvicra ka mundur të bëjë sqarimet e para nëpërmjet furnizuesit të saj. “Supozojmë se telefoni celular i takon një punëtori nga terreni”, thotë zëdhënësja për media, Corina Milz. Është një rast i izoluar, për të cilin Lidl i kërkoi falje klientit. “Në mënyrë që celulari sërish t`i kthehet pronarit, ne do ta kontaktojmë konsumatorin”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here