Besart Berisha e ka postuar një fotografi ku shihet me legjendën gjermane, Bastian Schweinsteiger

Besart Berisha është njëri prej sulmuesve më të mirë kosovarë, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti prishtinas është duke bërë karrierë në Kinë, por Australia mbetet si një shtëpi për të pasi aty e kaloi pjesën më të mirë të karrierës si futbollist.

Andaj, ish-përfaqësuesi kosovar e ka postuar një fotografi në rrjetin social, Instagram, ku shihet në Melbourne së bashku me legjendën e futbollit gjerman, Bastian Schweinsteiger, i cili kishte luajtur kryesisht në Bayern Munich, por edhe në Manchester United.

“Kënaqësi ta takoja legjendën gjermane, Bastian Schweinsteiger”, ka shkruar Berisha, i cili po i kalon pushimet në Australi. /Gazeta Express/

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/gezohet-besart-berisha-takon-legjenden-gjermane-613777/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here