Bebe Rexha: Nuk më duhet ndonjë mashkull…

0

Ajo postoi një fotografi pranë një avioni privat Këngëtarja e njohur me famë botërore, Bebe Rexha është personazh kyç i mediave rozë, kjo falë suksesit të madh që gëzon. Përveç si femër e suksesshme, ajo nganjëherë di edhe të jetë ‘djegëse’ me postimet që i bënë, shkruan rtv21.tv

Bebe publikoi një fotografi në rrjetin social Instagram, afër një avioni privat dhe mbishkrimi i fotografisë mund të konsiderohet ‘thumbues’ për gjininë tjetër. “Nuk më duhet ndonjë mashkull. Paguaj vetë”, është mbishkrimi i fotografisë i Bebe Rexhës.

Në këtë fotografi ajo pranoi komente të shumta, që mbase mund të konsiderohen si shenjë përkrahjeje për të. “Vetëm vazhdo”, “Boss”, “Shpresoj se do të mund të bëhem si ti”, e komente të tjera. Projekti i fundit i Bebes është “Say My Name” që erdhi vetëm në versionin audio dhe bëri bashkë Beben, DJ e njohur David Guetta dhe këngëtarin kolumbian, J Balvin./21Media

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here