Bebe dhe Dua vulosin vendin në muzikën ndërkombëtare, nominohen për çmime të rëndësishme në ‘American Music Awards’

0

Artistet shqiptare janë nominuar në kategoritë më të rëndësishme për çmimet e më të mirëve të muzikës në Amerikë.
Dëshira dhe ëndrra e të gjithë artistëve që synojnë suksesin në muzikë është që të depërtojnë në tregun amerikan.

E këtë janë duke e bërë me shumë sukses artistet me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha dhe Dua Lipa, shkruan Gazeta Express.

Këtë herë ato kanë marrë çmime të rëndësishme në “American Music Awards”, ku këngëtarët vlerësohen për sukseset dhe dëgjueshmërinë në tregun më të madh botëror të muzikës.

Bebe Rexha ende po shijon suksesin e super-hitit “Meant to be”, e këtë herë është nominuar dy herë, për bashkëpunimin më të mirë e gjithashtu edhe për këngën më të mirë të muzikën Country.

Ndërsa Dua këtë vit ka depërtuar suksesshëm në tregun amerikan dhe është në garë serioze për t’u zgjedhë si Artistja më e Mirë e Re e vitit

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here