“Banda e lopëve” vrau 17 persona

0

“Të paktën 17 persona, duke përfshirë edhe pjesëtarët e milicisë civile, u vranë në përleshjet me vjedhësit e lopëve në Nigeri veriperëndimore”, tha policia të premten.

Banditët e armatosur sulmuan fshatin Jan Ruwa në lagjen “Birnin Gwari”, të shtetit Kaduna dhe vodhën bagëtitë, duke çuar në përleshje me një forcë të milicisë. Zëdhënësi i policisë së shtetit Kaduna Yakubu Sabo, tha se banditët  morën shumë lopë, por vigjilentët i luftuan ata që të përpiqeshin të rimerrnin tufën e vjedhur.

“Në proces, trupat e 15 vigjilentëve dhe dy të tjerë u gjetën të pajetë,” shtoi ai në një deklaratë. Zona “Birnin Gwari”, e shtetit Kaduna në vitet e fundit është bërë famëkeqe për vjedhjen e kafshëve dhe rrëmbimin për shpërblesë, duke detyruar shumë njerëz vendas të ikin për sigurinë e tyre.

Bandat lëvizin me motoçikleta  për të kërkuar gjahun e tyre dhe shpesh kalojnë në shtetin fqinj Zamfara. Lopët e rrëmbyera lëshohen shpesh brenda disa ditësh nëse iu garantohet pagesa , por banorët thonë se mund të vriten nëse nuk ka para dhe trupat e tyre hidhen në shkurre.

Sulmet ndaj komuniteteve bujqësore janë një nga çështjet e sigurisë që përballet Presidenti Muhammad Buhari, i cili është kritikuar për dështimin në mbrojtjen e jetës dhe pronës. Amnesty International vitin e kaluar tha se komunitetet në Zamfara ishin “në mëshirë” të banditëve të armatosur që kishin vrarë të paktën 371 njerëz në gjashtë muajt e parë të vitit 2018.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here