Bahtiri, kundër Pacollit: Përfshirja e Shqipërisë në dialogun Kosovë-Serbi, ide e gabuar

0

Nënkryetari i AKR’së, Agim Bahtiri ka dalë kundër idesë së shefit të tij Behgjet Pacolli, i cili ka kërkuar që në dialogun me Kosovën të përfshihet edhe Shqipëria. Për këtë deklaratë Bahtiri thotë se është e gabuar dhe pretendim i Serbisë për ta anashkaluar Kosovën.

“Është e gabuar deklarata e z. Behgjet Pacolli, i cili ka kërkuar që Shqipëria të jetë palë në dialogun Kosovë-Serbi.

Ky është një pretendim i kahmotshëm i Serbisë, e cila ka kërkuar ta anashkaloj Kosovën dhe procesin ta zgjidh me Shqipërinë, duke i dëmtuar dhe defaktorizuar institucionet e Kosovës”, shkruan Bahtiri, transmeton Gazeta Express.

Më tej thekson se asnjë shtet nuk mund të flasë në emër të Kosovës, madje as Shqipëria, sepse Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

“Republika e Kosovës i ka institucionet e saj kushtetuese, Kuvendin, Qeverinë dhe Presidencën, të cilat e përfaqësojnë dhe marrin vendime për shtetin tonë”, përfundoi ai.

Ndryshe, Ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë takimit me homologun e tij nga Shqipëria, Ditmir Bushati, ka folur edhe për fazën finale të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Pacolli me këtë rast ka kërkuar që ‘Shqipëria të mos rrijë duarkryq në procesin e dialogut’. Ai ka thënë se nëse në dialog mund të jenë prezente Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pse të mos jetë edhe Shqipëria.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here