Auto-shkolla me Lamborghini, 20 mijë euro për dhjetë sesione

0

Rrugëve të Londrës është parë një Lamborghini me shenjën e auto-shkollës, që sipas të gjitha gjasave, është i dedikuar për supe të pasurit, që nuk dinë të parkohen si duhet.

Dallon shumë prej Golf 2 apo Corsa, që zakonisht shfrytëzohen për të mësuar kandidatët për shofer, por edhe milionerët duhet t’ia fillojnë nga diku.

Super-vetura me dy tone ngjyrash të ndezura, është parë me shenjat dalluese, si dhe sistemin e brendshëm që përfshijnë pedalet dyfishe. Megjithatë, ky Lamborghini është parkuar në një zonë të ndaluar, që tregon se kandidati ka shumë rrugë për të bërë deri te licenca.

Ndryshimet që i janë bërë në eksterier, kanë bërë që të mos vërehet që është pikërisht modeli Aventador, që kushton 300 mijë euro. Atë e kanë emëruar që në shqip do nënkuptonte ‘mëso-rgini’, teksa për dhjetë sesione kërkohen 20 mijë euro.

Fakti që shumë pronar të super-makinave po shkaktojnë aksidente, për shkak të mos përshtatjes me fuqitë e makinave, kjo mundësi po konsiderohet si shumë e duhur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here