Australian Open, Nadal “rrugë të lirë”, Djokovic “malore”

0

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga starti i “Australian Open”, grand slami i parë i madh i sezonit merr formë. Vendi i kangurëve do të presë raketat më të mira të planetit për të çelur me gazin në maksium një sezon të gjatë, që kërkon përgjigje të rëndësishme nga të mëdhenjtë e këtij sporti. Në radhë të parë qëndron numri 1 i botës, Rafael Nadal, me të cilin shorti është treguar disi bujar. Në raundin e parë ai do të ndeshet me domenikanin Víctor Estrella Burgos, por edhe gjatë rrugës në vazhdim për iberikun nuk parashikohen pengesa të vështira, madje në krahasim me gjithë rivalët e tij, rrugëtimi i Nadal deri në finalen hipotetike mund të konsiderohet më i lehtë. Në çerekfinale ai mund të ndeshet me Marin Cilic. Në krahun tjetër, numri 2, Roger Federer, do ta nisë betejën e mbrojtjes së titullit me sfidën kundër Aljaz Bedene, ndërsa Goffin, Raonic ose Juan Martin del Potro janë kandidatë për të sfiduar zviceranin në çerekfinale, gjithmonë nëse FedEx respekton parashikimet. Në krahun tjetër, Novak Djokovic rrezikon shumë pasi mund të peshkojë emra premtues si Grigor Dimitrov apo Nick Kyrgios. Serbi, që ka rrëshkitur në vendin e 14-të do të ndeshet me amerikanin Donald Young në raundin e parë. Në këtë vazo të përballjeve rruga është më e minuar pasi Grigor Dimitrov dhe Nick Kyrgios janë dy emrat më të rrezikshëm.

Në kategorinë e femrave, numri 1, Simona Halep, rrezikon të ndeshet në raundin e dytë me Eugenie Bouchard dhe në të tretin me Petra Kvitova. Kampionia e Wimbledon, Garbine Muguruza, dhe Angelique Kerber premtojnë një sfidë të fortë në raundin e katërt, por gjithsesi gjermania duhet të kalojë fillimisht rusen Maria Sharapova, që rikthehet pas dy viteve mungesë për shkak të pezullimit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here