Atentat në reperin e njohur

0

Një atentat për pak sa nuk i ka marrë jetën reperit të njohur amerikan, Young Dolph.

Mësohet se ai është qëlluar me disa plumba gjatë ditës së sotme.

Ngjarja ndodhi në një nga rrugët e Los Anxhelosit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku sipas të dhënave, ai është qëlluar me disa plumba në gjoks.

Sipas BBC, 32-vjeçari u dërgua menjëherë në spital, ku mori trajtimin e duhur dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur punën për kapjen e autorëve të atentatit ndaj reperit.

Kjo nuk është hera e parë, që ai qëllohet më armë.

Young Dolph është i njohur për këngët e tij të famshme si: “2 Eay”, “Facts”, “Cold World” etj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here