Unai Emeryt do ti del shumë punë me Arsenalin në Emirates këtë sezon.

Trajneri spanjoll qysh në fillim të kampionatit do të përballet me Manchester Cityn, kampionët në fuqi, e që do të jetë një test i madh për të, për të parë se si do të ecë tutje në kampionat.

Pra, më 11 gusht Arsenali do ta pret në Emirates Manchester Cityn, i cili mund të jetë i hendikepuar në këtë ndeshje për shkak se shumica e lojtarëve të City janë me Kombëtare në Botëror dhe se ata nuk do të kenë shumë kohë për përgatitje. Me Cityn Arsenali do të takohet edhe në muajin shkurt, me datën 2.

Pas një jave Arsenali përsëri pritet që të shkojë në një ndeshje derbi, kësaj radhe djelmoshat e Unai Emery do të luajnë kundër Chelsea në derbin e Londrës.

Më 18 gusht do të luhet ndeshja me Chelsean, të cilët patën një sezon të dobët vitin e kaluar dhe momentalisht kanë shumë vështirësi për këndelljen e klubit pas vështirësive me pronarin e tyre Abramovich. Arsenali e pret Chelsean në Emirates më 19 janar.

Pas këtyre dy derbive, Arsenali nuk do të këtë derbi më deri në muajin nëntor, ku më 3 nëntor përballet me Liverpoolin në Emirates. Unai Emery në 2018 i bie të përballet edhe njëherë me Jurgen Klopp dhe atë në fund të vitit, më 29 dhjetor.

Dhjetori përsëri do të jetë një muaj i vështirë për Arsenalin. Gunners i kanë tri derbi në këtë muaj. Më 1 dhjetor përballen me Tottenham si vendas, kurse më katër dhjetor me Manchester United si mysafirë.  Kujtojmë se gjatë dhjetorit Arsenali përballet edhe më Liverpoolin po ashtu si mysafirë.

Interesante është se me Tottenham dhe Manchester United, Arsenali ka punë edhe në muajin mars, më të cilat do të përballet në datat 2 dhe 9 mars. 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here