Arrestimi i Ridvan Zykës, është kryer pa situata rreziku

0

Sipas informacioneve, operacioni për kapjen e Ridvan Zykës, gjatë kohës që ai ishte fshehur, është zhvilluar pa situata që mund të vinin në rrezik komunitetin e zonës, ndërsa është gjetur edhe arma me të cilën u krye krimi.

Ngjarja e pasdites së të premtes çoi në humbjen e 8 jetëve. Ridvan Zyka, me kallashnikov u mori jetën 8 anëtarëve të fisit të tij me të njëjtin mbiemër.

Ngjarja që mund të cilësohet si një nga më të rëndat në vend gjatë dekadave të fundit, nuk ka si autor një person me probleme mendore. Burime i thanë Top Channel se Ridvan Zyka nuk njihej si i tillë, por si një përdorues droge.

Pasi kreu vrasjet, Ridvan Zykaj u largua me shpejtësi nga vendngjarja. Policia e Vlorës e kapi atë me ndihmën e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA-s, pasi rrethoi të gjithë zonën përreth fshatit Resulaj.

Policia njoftoi këtë mëngjes se Ridvan Zykaj u shoqërua në Komisariatin e Vlorës, ku më pas do t’iu nënshrohet edhe testeve për shëndetin e tij mendor. Akuza që bie mbi autorin e krimit është “vrasja në rrethana cilësuese ndaj dy ose më shumë personave”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here