Arinjtë shkelmojnë dyert e banesave, terrorizohen banorët (Video)

0

Arinjtë polarë janë xhiruar teksa përpiqen të hyjnë në ndërtesa dhe të shqyejnë thasët e mbeturinave ndërsa vazhdojnë të terrorizojnë një qytet në Rusi. Zyrtarët sot po fillojnë një operacion për të qetësuar dhe hequr dhjetëra kafshë, pasi ata kanë pushtuar zonën Belushja Guba në arkipelagun Novaya Zemlya të Rusisë.
Por banorët mbeten aq të tmerruar sa shumë prej tyre po refuzojnë të dalin nga shtëpitë e tyre për punë të përditshme, siç është nxjerrja e plehrave.  Mjeku Ilya Mishin gjithashtu ka postuar një video ku arinjtë shihen duke ngrënë ushqimet e hedhura nga njerëzit pranë koshit të mbeturinave.

Kafshët, shpesh tre metra të gjata dhe që peshojnë madje pesëqind kilogramë, mund të bëhen shumë agresive. Ndryshimet në habitatin e tyre të shkaktuara nga ngrohja globale e kanë bërë shumë të vështirë për to të gjejnë ushqim, veçanërisht fokat./Gazeta shqip/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here