Angelina Jolie dhe Brad Pitt arrijnë marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve

0

Yjet e Hollywood-it, Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë arritur marrëveshje mbi kujdestarinë e fëmijëve të tyre, sipas avokatit të rastit.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt u ndanë në shtator të vitit 2016,  pas dy vitesh martesë,  duke cituar shkaqet si “dallime të papajtueshme”, në paraqitjen e divorcit, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Çifti kanë gjashtë fëmijë, tre biologjik dhe tre të adoptuar, të moshës ndërmjet 10 dhe 17 vjeç.

Avokatja e Joliet, tha se është arritur marrëveshje e kujdestarisë së fëmijëve, por nuk sqaroi se si do të jetë e ndarë kujdestaria.

Çifti i njohur nga fanat si “Brangelina”, u takuan në xhirimet e filmit “Mr & Mrs Smith”, në vitin 2004 dhe ishin së bashku për 10 vjet deri kur u martuan.

Pasi Jolie njoftoi ndarjen, ata u përfshinë në një betejë të ashpër për kujdestarinë e fëmijëve, u Pitt u përball me akuzat e ish-bashkëshortes duke u hetuar për abuzimin e mundshëm të fëmijëve gjatë kohës sa ishte në depresion, por më pas ai doli i pastër nga këto akuza.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here