Analizojmë 11 llojet e përqafimeve – domethënja e tyre

0

Të gjithë e dimë se persona të ndryshëm kanë mënyrë të ndryshme të shprehjes, shembull mënyra e ecjes tregon shumë për personalitetin tuaj. Mirëpo çfarë zbulon përqafimi për personat e implikuar në veprim?

Përqafimi në fakt është vetëm një formë e zgjatur e një nevoje njerëzore: prekjes.

Studimet treguan se kontakti i lëkurës së nënës me atë të foshnjes së posalindur sjell shumë përparësi psiqike dhe fizike, dhe me kalimin e kohës roli i prekjes nuk ulet. Në studim është vërtetuar se përqafimi mund të ngadalësojë ritmin e zemrës dhe të ulë tensionin e gjakut në situata kur jemi të zemëruar dhe mërzitur.

Përqafimi dhe kontakti fizik janë aq të rëndësishëm për njerëzit, ndërsa fakti që të gjithë dallohemi nga njëri-tjetri bën që të ketë shumë lloje të përqafimeve.

Lexoni më poshtë se çfarë zbulojnë përqafimet për relacionin tuaj.

Përqafimi mbrojtës

Ky lloj i përqafimit tregon rëndësinë e ndjenjës së sigurisë. Personi e mbështjellë me krahë rreth belit personin që është përballë mirëpo i kthyer me shpinë, duke rrezatuar stabilitet dhe duke e marr rolin e mbrojtësit. Ky përqafim tregon sasi të mëdha të besimit në lidhje, tregon se shqetësimi për tjetrin është i rëndësishëm.

Përqafimi me duart në shpinë

Ky lloj i përqafimit ofron përkrahje, lehtësim, paqë dhe ngushëllim. Personat fërkojnë duart në shpinën e tjetrit dhe në këtë mënyrë tregojnë brengosjen për njëri tjetrin.

Përqafim me rrahje të shpinës

Ky përqafim shpreh shoqërinë, personat rrahin shpinën njëri-tjetrit dhe me këtë dërgojnë sinjale të këndshme. Këtu nuk bëhet fjalë për romansë, intimitet e madje edhe afërsi. Më tepër tregon në ngjashmëri apo lidhje familjare.

Kërcim i ngadalshëm

Ky përqafim shpreh romantikë dhe vetëm romantikën. Njëri partner i vendos duart rreth belit të tjetrit përderisa tjetri i vendos krahët në qafë të partnerit, duke imituar kërcim romantik. Ky përqafim është tipik për dashurinë e re dhe në fillesat e saja.

Përqafimi anësor

Këtu bëhet fjalë për dy persona që janë “partnerë në krim”. Njëri person e vendos krahun në shpatullën e tjetrit duke krijuar një gjysëm-përqafim. Ky përqafim është karakteristikë e miqve dhe mikeshave.

Përqafimi i lakuar

Ky përqafim i cili bën që trupat të lakohen dhe të puthiten, duket sikur personat kanë frikë të lëshojnë njëri tjetrin. Në këtë lloj përqafimi personat shtrëngohen fortë, nënkupton përkushtim të thellë dhe dëshirë për të mos u ndarë nga partneri.

Përqafimi fluturimthi

Përqafimi fluturimthi është përqafim i pasionit dhe epshit. Njëri partner e mban tjetrin pezull në ajër. Ky përqafim tregon nevojën fizike për njëri tjetrin.

Ura londineze

Ky përqafim tregon dëshirën për distancë sa më të madhe. Personat përqafohen me pjesën e sipërme të trupit përderisa këmbët i kanë larg njëri tjetrit. Ky përqafim tregon keqkuptim dhe mospërputhje në lidhje.

Përqafimi sy më sy

Ky përqafim tregon lidhje shpirtërore. Pa marrë parasysh sa zgjatë përqafimi, kontakti me sy është gjëja më e rëndësishme. Ky përqafim flet për dashuri të thellë dhe lidhje personale.

Kukulla e mbushur

Ky përqafim tregon lidhje të njëanshme. Njëri person e përqafon tjetrin fuqishëm përderisa tjetri qëndron lirshëm, sikurse një kukull. Ky përqafim tregon një prishje të baraspeshës mes dy personave.

Përqafimi i xhepit

Ky përqafim tregon thjeshtësi dhe komoditet. Në këtë përqafim njëri apo të dy personat i mbajnë duart në xhepat e pasëm të personit tjetër. Ky përqafim tregon se lidhja juaj është e relaksuar dhe e rehatshme./femra.net/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here