Amerika i kërkon Serbisë ta ndalë fushatën për anulimin e njohjeve të Kosovës

0

Ka kohë që Serbia ka nisur një fushatë për të bindur shtetet që e kanë njohur Kosovën, ta anulojnë vendimin për njohjen e pavarësisë. Ivica Daçiq ka thënë se qëllimi i tij është që numrin e njohjeve, nga 116 sa janë të regjistruara nga Kosova, ta cojë nën 96.

Por, Ivica Daçiq Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm i Serbisë ka thënë në një emision televiziv në Serbi se Amerikanët i kanë kërkuar që ta ndalet kjo fushatë me arsyetimin se në këtë mënyrë pala serbe është duke punuar kundër dialogut me Kosovën.

“Amerikanët na kanë kërkuar që të mos u kërkojmë shteteve që ta tërheqin njohjen. Kjo ka ndodhur gjatë një takimi në Nju Jork ku isha me Kryeministren Ana Bërnabiq” ka thënë shefi i diplomacisë serbe.

Daçiq ka thënë se qëllimi i tij është që Kosova e cila ka të regjistruara 116 shtete që e kanë njohur të mos njihet nga shumica e shteteve anëtare të OKB’së. Pra, Serbia synon që ky numër të ulet nën 96, nga 192 shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here