Ambasadorja Çitaku merr letër nga ish presidenti George W Bush

1

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka marrë sot një letër shumë të veçantë nga familja Bush.

Është pikërisht ish-Presidenti i Amerikës, George W.Bush, i cili i ka kthyer një letër mjaft të veçantë ambasadores Çitaku, duke e falënderuar për shprehjen e ngushëllimeve për ndarjen nga jeta të babait të tij.

“E nderuara ambasadore, faleminderit për letrën e juaj. Familja Bush është falënderuese për ngushëllimet për babain tim. George H.W.Bush ishte një njeri i mrekullueshëm, një baba i mrekullueshëm dhe një President i mrekullueshëm. Ai na tregoi ne se si të shfrytëzojmë çdo minutë, çdo ditë dhe t’i shërbejmë një kauze më të madhe se vetvetja. Për ne ai ishte ndriçimi i një mijë pikave të dritës. Ne jemi falënderues ndaj Zotit për George H.W.Bush dhe për shumë njerëz që janë lutur për atë dhe për ne. Sinqerisht, George W.Bush”, thuhet në letrën e familjes Bush drejtuar ambasadores kosovare në Amerikë, Vlora Çitaku. 

Pas marrjes së kësaj letre, Çitaku është shprehur falënderuese në drejtim të familjes Bush për këtë letër.

“Ju gjithmonë do të keni një vend të veçantë në zemrat e njerëzve të Kosovës. Lidhja jonë është tjetër nga të gjitha, dhe ne do ta çmojmë gjithmonë atë”, ka shkruar tutje Çitaku.

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here