Ambasadori serb në Shqipëri: Beogradi kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës

0

Ambasadori serb në Tiranë, Miroljub Zariç, gjatë një vizite në veri të Shqipërisë ka deklaruar se Beogradi kurrë nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës.

“Kosova është Serbi, për ju e pavarur por për ne jo. Për ne Kosova është pjesë e territorit të Serbisë dhe nuk ka mundësi të pranohet alternativë tjetër, ka qenë, është dhe do të jetë e Serbisë”, tha ai.

Ambasadori ka vlerësuar marrëdhëniet me Shqipërinë, ndërsa ka shtuar se nuk ndikon çështja e Kosovës. “Nuk ndikon kjo çështje në marrëdhëniet me Shqipërinë”, përfundoi ai.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here