Alarmohet Evropa: radioaktiviteti i pashpjegueshëm vazhdon të rritet

0

Shumica e vendeve evropiane njoftohet se kanë zbuluar ndotje radioaktive në ajër, pa qenë në gjendje të tregojnë se ku e ka origjinën kjo ndotje.

Nivelet e larta të izotopit radioaktiv Ruthenium-106 janë matur në ajër në “shumicën e vendeve evropiane” që nga tetori, sipas mediave gjermane. “Rezultatet e matjes nga stacionet evropiane të komunikuara në Institut që nga 3 tetori kanë konfirmuar praninë e Ruthenium-106 në atmosferën e shumicës së vendeve evropiane”, njoftoi instituti francez i sigurisë bërthamore IRSN.

ai spekuloi se një aksident mund të ketë ndodhur në një strukturë bërthamore në Rusi ose në Kazakistan, duke shkaktuar që reja radioaktive të përhapet në Evropë. Megjithatë, drejtori i institutit, Jean-Marc Peres, tha se “autoritetet ruse kanë thënë se nuk janë të vetëdijshëm për një aksident në territorin e tyre”

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here