Aktakuzë kundër Agim Çekut dhe 11 anëtarëve të Komisionit Qeveritar, për veteranët e rrejshëm

0

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë dhe është dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër 12 të pandehurve, për lëndën e njohur në opinion si “VETERANËT” në drejtim të veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë”.

Gjithashtu, në aktakuzë është propozuar që gjykata të lëshoj masën për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteran luftëtarë të UÇK-së, deri në përfundimin e procedurës penale.

Nga provat e siguruara deri më tani është vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumë prej  68.153.533.14 euro.

Prokuroria Speciale ka propozuar që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit për veprën penale që u vihet në barrë  të shpallën fajtor dhe të gjykohen sipas ligjit.

Po ashtu, PSRK-ja ka propozuar që Gjykata të merr vendim që të gjithë përfituesve të kundërligjshëm të u ndalohet marrja e pensionit si veteran luftëtarë i UÇK-së.

Gazeta Express mëson se të akuzuarit janë anëtarët e Komisionit Qeveritar, në krye me Agim Çekun dhe 11 zyrtarë tjerë:

Pra bëhet fjalë për të akuzuarit: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Prokuroria Speciale e Kosovës sipas gazetës Express e ka përfunduar aktakuzën që e kishte lënë të pakryer prokurori Elez Blakaj për rastin e veteranëve mashtrues, duke e ngritur atë sot zyrtarisht. Blakaj kishte gjetur se 19 mijë persona kanë përfunduar në listat e veteranëve, pra si veteranë të rrejshëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here