Ajeti ia suguron tri pikë Baselit

0

Sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti, i ka dhuruar tri pikë skuadrës së Baselit me një gol në minutën e 91-të, shkruan albinfo.ch.

Baseli kaloi në epërsi që në minutën e 11-të me anë të Bua, por Lausanne barazuan rezultatin në minutën e 63-të me anë të Marigotta.

Por, shpëtimtari i Baselit, ishte pikërisht sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti, i cili realizoi në minutën e 91-të për 2:1, dhe tri pikët e Baselit, që renditet në vendin e dytë me 13 pikë më pak se lideri Young Boys.

Ndërkohë nga ana tjetër Sioni, ku luan edhe Ermir Lenjani ka marrë një fitore të rëndësishme jashtë shtëpisë me Luzernin.

0:1 është e mjaftueshme për të mbajtur gjallë shpresat për një qëndrim në kategori pasi tashmë ata ndodhen 1 vend mbi Luasannen e vendit të fundit për shkak të goldallimi. Lenjani u aktivizua për 90 minuta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here