Dua Lipa ka vazhduar me turneun e saj në Britaninë e Madhe, e ashtu siç është paralajmëruar të gjitha biletat ishin të shitura për koncertin i cili është mbajtur stadium në Glasgow të Skocisë.

Pasi shkëlqeu në Irlandë, Dua Lipa vazhdoi me performancat e saj epike në kryeqytetin skocez.

Dikush do të mendonte se bëhej fjalë për një ndeshje futbolli, por jo, ishte Dua Lipa e cila tërhoqi plot 13 mijë adhurues në performancën e saj.

Vet këngëtarja u befasua me këtë numër, pasi përbën arritje të jashtëzakonshme në karrierën e saj.

“Faleminderit Glasgow. Nuk mund të besoj se për gjashtë muaj nga një koncert në akademinë O2 kemi kaluar në një stadium me 13 mijë njerëz. ËNDRRA”, u shpreh Dua në postimin e saj në Instagram duke paralajmëruar se ky është vetëm fillimi.

Këngëtarja performoi një set të gjatë të këngëve të saj në një produksion fantastik në përkrahje të saj.

Bukuroshja mbylli koncertin e saj duke përshëndetur adhuruesit të pranishëm në këtë stadium.

Ajo do të vazhdojë serinë e performancave në Britaninë e Madhe me një sërë koncertesh në Londër, Mançester dhe Birmingham.

Dua Lipa po punon dhe në lansimin e projekteve tjera, ku është mysafire e artistëve tjerë, pasi ajo ka akumuluar gjithë suksesin e albumit të saj me dy çmime në Brit Awards.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here